KOMUNIKATË PËR SHTYP

Dt. 05.02.2015

”JAVA E MARTESËS” – VITI I KATËRT QË FESTOHET NË SHQIPËRI
Java-e-Marteses_Logo

7-14 Shkurt është “Java e Martesës” në Shqipëri

Martesat e forta janë themeli për familje të forta, dhe familjet e forta janë shtyllat e një shoqërie të shëndetshme. Problemi është se shpesh jemi shumë të zënë për t’i dhënë martesës kujdesin që meriton. Java e Martesës synon t’u kujtojë çifteve të martuara në Shqipëri t’i japin prioritet njëritjetrit.
Atletët stërviten dhe sakrifikojnë për të arritur potencialin e tyre maksimal. Për të shkëlqyer në një profesion, njerëzit ia kushtojnë veten studimit dhe përgatitjes. Martesat e mira nuk ndodhin papritur. Ato kanë nevojë për kujdes dhe vëmendje gjithashtu

Gjatë Javës së Martesës:

Vlerësojmë të gjithë ata burra dhe gra që kanë investuar dhe sakrifikuar për të ndërtuar martesa të shëndetshme, që janë themeli i shoqërisë sonë.

Inkurajojmë të gjithë ata që kanë fatin të jenë të martuar ose që po përgatiten për t’u martuar, të vlerësojnë “dhuratën” që kanë dhe të punojnë shumë për ta bërë martesën e tyre sa më të mirë që të jetë e mundur.

Ftojmë organizata, individë, dhe kisha të ndryshme në Shqipëri të mbështesin Javën e Martesës, duke organizuar aktivitete dhe duke siguruar materiale mbi martesën.

I bëjmë thirrje medias së shtypur dhe asaj elektronike të angazhohen seriozisht me temën e martesës dhe rëndësinë e saj për shoqërinë shqiptare. Anëtarët e grupit të punës të Javës së Martesës do të jenë të gatshëm për intervista si dhe të marrin pjesë në panele diskutimi. Ju lutemi kontaktoni në adresën tonë elektronike martesadhefamilja@gmail.com.

Mbështesim Javën e Martesës përmes materialeve që mund të gjenden në faqen tonë elektronike
www.martesadhefamilja.org, faqen e Facebook-ut ”Java e Martesës” dhe ndarjen e mijëra
revistave dhe librave me materiale ndihmuese për çifte.

Java e Martesës është një lëvizje ndërkombëtare në rritje, e përhapur edhe në Shqipëri. Çdo vit rreth 2 milionë njerëz marrin pjesë në aktivitete të Javës së Martesës, në mbi 20 vende në katër kontinente! Ju, gjithashtu, mund të bëheni pjesë e lëvizjes, dhe pse të mos e bëni çdo javë një ”Javë Martese” në shtëpinë tuaj?

Meqë Java e Martesës është një lëvizje dhe jo një organizatë, shumë prej aktiviteteve të lidhura
me të do të organizohen në mënyrë të pavarur dhe spontane nga dhjetëra grupe të ndryshme, të
frymëzuara prej saj.

Për më shumë informacione na kontakoni në tek: martesadhefamilja@gmail.com; 0692066899.