Martesa është një thesar! Ajo është në qendër të çdo kulture dhe çdo kombi. Martesat e forta janë themeli për familje të forta, dhe familjet e forta janë shtyllat e një shoqërie të shëndetshme. Problemi është se shpesh jemi shumë të zënë për t’i dhënë martesës kujdesin që meriton. Java e Martesës synon t’u kujtojë çifteve të martuara në Shqipëri t’i japin prioritet njëri-tjetrit. ‘Nëse jeni aq me fat sa të jeni të martuar, atëherë duhet të kujdeseni për martesën tuaj’.

Atletët stërviten dhe sakrifikojnë për të arritur potencialin e tyre maksimal. Për të shkëlqyer në një profesion, njerëzit ia kushtojnë veten studimit dhe përgatitjes. Martesat e mira nuk ndodhin papritur. Ato kanë nevojë për kujdes dhe vëmendje
gjithashtu. Ne të gjithë mund të punojmë dhe të jemi të suksesshëm për t’u bërë ‘ekspertë martese’. Pse të mos e provosh? Përfitimet janë fantastike!

Java e Martesës është një lëvizje ndërkombëtare në rritje, e përhapur në rreth 25 vende duke përfshirë Shqipërinë.
Gjatë vitit të fundit rreth 2 milionë njerëz morën pjesë në aktivitete të Javës së Martesës, në mbi 20 vende në katër kontinente!

Ju, gjithashtu, mund të bëheni pjesë e lëvizjes, dhe pse të mos e bëni çdo javë një Javë Martese në shtëpinë tuaj?

Kontakt: martesadhefamilja@gmail.com