Pse Është e Rëndësishme Martesa?

Botimi i Tretë

Tridhjetë Përfundime nga Shkencat Sociale

Hyrje

NË GJYSMËN E DYTË TË SHEKULLIT TË NJËZETË, divorci përbënte një nga kërcënimet më të mëdha për martesën në Shtetet e Bashkuara. Vlerësimet e njohura objektive dhe akademike që shqyrtonin ndryshimet e fundit të familjes – që nga libri udhëzues i Judit Vallersteinit “Trashëgimia e Papritur e Divorcit” te libri që ka fituar çmim i Sara McLanahanit dhe Gary Sandefurit “Të Rriturit me Një Prind të Vetëm”, te artikulli që fitoi vëmendje të madhe i Barbara Dafoe Uhiteheadit “Dan Quayle Kishte të Drejtë” – fokusoheshin me të drejtë kryesisht mbi impaktin që kishte divorci mbi fëmijët. Me lindjen e revolucionit të divorcit në vitet 1970, divorci u bë ngjarja që kishte shumë të ngjarë të minonte cilësinë dhe stabilitetin e jetës familjare të fëmijëve në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë.

Jo më! Në të vërtetë, ndërsa numri i divorceve ka rënë që kur arriti kulmin në fillimin e viteve 1980. Fëmijët që tani lindin nga çifte të martuara në të vërtetë ka më tepër të ngjarë të rriten me të dy prindërit e tyre krahasuar me fëmijët që lindeshin në kulmin e revolucionit të divorcit. Në të vërtetë, numri e divorceve për çiftet e martuara që kanë fëmijë ka rënë pothuajse në nivelet përpara revolucionit të divorcit, me 23% të çifteve të martuara në fillim të viteve 1960 që divorcoheshin përpara se fëmija i tyre i parë të mbushte 10 vjeç, krahasuar me pak më shumë se 23% të çifteve që u martuan në mesin e viteve 1990.

Sot, shfaqja e familjeve me prindër që bashkëjetojnë dhe që kanë fëmijë përbën kërcënimin më të madh të panjohur ndaj cilësisë dhe stabilitetit të jetës familjare të fëmijëve.

Në të vërtetë, për shkak të dominimit në rritje të bashkëjetesës, që ëshë katërmbëdhjetëfishuar që nga viti 1970, fëmijët e sotëm ka shumë më tepër të ngjarë të jetojnë në një familje me prindër që bashkëjetojnë, sesa të përjetojnë divorcin e prindërve të tyre.

Tani, afërsisht 24% e fëmijëve të kombit tonë, lindin nga çifte që bashkëjetojnë, që do të thotë që më shumë fëmijë lindin sot nga çifte që bashkëjetojnë, sesa nga nëna beqare. 20% e fëmijëve kalojnë kohë në një familje ku prindërit bashkëjetojnë së bashku me një të rritur pa lidhje gjaku në një moment më vonë në fëmijërinë e tyre, shpesh pasi martesa e prindërve të tyre merr fund. Kjo do të thotë që më shumë se katër në dhjetë fëmijë përballen me një marrëdhënie bashkëjetese. Kështu, një arsye që institucioni i martesës gjen më pak mbështetje te amerikanët, seç ka patur për pjesën më të madhe të historisë, është që bashkëjetesa shfaqet si një alternativë dhe konkurente e fortë e martesës.

Për këtë arsye, botimi i tretë i librit “Pse Është e Rëndësishme Martesa” i kushton edhe më tepër vëmendje studimeve të fundit që vlerësojnë impaktin që ka bashkëjetesa bashkëkohore mbi martesën, jetën familjare dhe mirëqenien e fëmijëve. Ky botim shqyrton disa pika që dolën në sipërfaqe në dy botimet e para të raportit, duke përmbledhur një punë të madhe kërkimore mbi impaktin e divorcit, familjeve me njerk/njerkë, familjeve me një prind, mbi fëmijët, të rriturit dhe komunitetin më të gjerë. Ky raport kërkon të përmbledhë kërkimet ekzistuese në lidhje me familjen në një formë konçize të dobishme për bërësit e politikave, studiuesit, udhëheqësit fetarë, laikë dhe të biznesit, profesionistët dhe të tjerë të interesuar për të kuptuar martesën në shoqërinë e sotme.

Pesë Tema të Reja

  1. Fëmijët ka më pak të ngjarë të përparojnë në familje me prindër që bashkëjetojnë, krahasuar me familjet e shëndosha me prindër të martuar. Në shumë rezultate psikologjike, arsimore dhe sociale, fëmijët në familje ku prindërit bashkëjetojnë mbetet ndjeshëm më prapa se fëmijët në familje të shëndosha me prindër të martuar, dhe pothuajse njësoj me fëmijët që jetojnë në familje me një prind të vetëm. Për sa i përket abuzimit, të dhënat e fundit federale tregojnë që fëmijët në familjet ku prindërit bashkëjetojnë ka shumë më tepër të ngjarë të abuzohen emocionalisht, seksualisht dhe fizikish, krahasuar me fëmijët në familjet e shëndosha me prindër të martuar dhe familjet me një prind të vetëm. Vetëm në rrafshin ekonomik përparojnë më shumë fëmijët në familjet me prindër që bashkëjetojnë krahasuar me fëmijët në familje me një prind të vetëm.
  2. Paqëndrueshmëria familjare përgjithësisht i bën keq fëmijëve. Në vitet e fundit, studiuesit e familjes e kanë kthyer vëmendjen te impakti që ka mbi fëmijët hyrja në martesë dhe dalja prej saj, bashkëjetesa dhe rritja me një prind të vetëm. Ky raport tregon që të tilla kalime, veçanërisht kalimet e shumëfishta, lidhen me më tepër raporte për dështim në shkollë, sjellje problematike, përdorim të drogës dhe ndjenja vetmie mes pasojave të tjera. Kështu, nuk është vetëm struktura dhe procesi familjar që kanë rëndësi për fëmijët; edhe stabiliteti familjar është i rëndësishëm. Dhe ky kërkim tregon se fëmijët që lindin nga prindër të martuar ka më pak të ngjarë të përballen me paqëndrueshmëri familjare dhe me rreziqet që mungesa e stabilitetit i shkakton mirëqenies arsimore, sociale dhe emocionale të fëmijëve.
  3. Jeta familjare amerikane po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme për fëmijët. Sociologu Andrea Cherlin ka vënë re që amerikanët po “hipin e zbresin në rrotullamen e marrëdhënieve intime” me një shpejtësi në rritje. Kjo rrotullame marrëdhëniore rrotullohet veçanërisht shpejt për çifte që bashkëjetojnë, madje edhe për çifte që bashkëjetojnë dhe që kanë fëmijë. Për shembull, çiftet që bashkëjetojnë që kanë edhe një fëmijë bashkë ka më tepër se dyfish të ngjarë të ndahen para se fëmija i tyre të mbushë 12 vjeç, krahasuar me çiftet e martuara. Kështu, një nga arsyet kryesore që jeta e fëmijëve trazohet gjithnjë e më tepër është që gjithmonë e më shumë fëmijë lindin ose rriten në familje ku prindërit bashkëjetojnë, familje të cilat janë më të brishta se familjet me prindër të martuar.
  4. Paqëndrueshmëria në rritje e jetës familjare amerikane do të thotë gjithashtu që të rriturit dhe fëmijët bashkëkohorë ka më shumë të ngjarë të jetojnë në atë që studiuesit e quajnë “familje komplekse” ku fëmijët dhe të rriturit jetojnë me njerëz të cilët i kanë vëllezër/motra nga një prind, me fëmijët e njerkut/njerkës, me njerkun/njerkën, ose me persona që nuk kanë lidhje gjaku me ta nga lindja ose martesa. Kërkimet mbi këto familje komplekse janë ende në fillim të tyre, por zbulimet fillestare nuk janë inkurajuese. Për shembull, një tregues i këtij kompleksiteti në rritje është lindja me shumë partnerë, ku prindërit kanë fëmijë me më shumë se një partner romantik. Fëmijët që vijnë nga këto marrëdhënie ka më shumë të ngjarë të raportojnë marrëdhënie të ftohta me prindërit e tyre, të kenë probleme në shëndet dhe sjellje, të ngelin në shkollë, madje edhe pas marrjes në shqyrtim të faktorëve të tillë si arsimi, të ardhurat dhe raca. Kështu, si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët, jeta nuk bëhet vetëm më komplekse, por edhe më e vështirë kur prindërit nuk arrijnë të martohen apo të qëndrojnë të martuar.
  5.  Largimi i kombit nga martesa ka goditur komunitetet e varfra dhe të klasës punëtore me një forcë të caktuar. Kohët e fundit, rritja e numrit të atyre që bashkëjetojnë, e lindjeve të fëmijëve jashtë martese, e paqëndrueshmërisë dhe kompleksitetit familjar nuk ka ndodhur njëtrajtësisht në Shtetet e Bashkuara; këto prirje, të cilat fillimisht u shfaqën në komunitetet e varfra, në vitet 1970 dhe 1980, tani po shfaqen me shpejtësi të madhe në komunitetet e klasës punëtore dhe shtresën e mesme të ulët. Por martesa duket se po forcohet në komunitetet më të pasura dhe më të arsimuara. Si pasojë, që prej fillimit të viteve 1980, fëmijët nga familje me arsim të lartë po përjetojnë stabilizim në jetën e tyre familjare, ndërsa fëmijët nga familje me arsim më të ulët po përjetojnë një paqëndrueshmëri në rritje në jetën e tyre familjare. Në mënyrë më të përgjitshshme, karakteri i shtresëzuar i tendecave të familjes do të thotë që Shtetet e Bashkuara po “kthehen pas në një regjim të ndarë e të pabarabartë familjar, ku ata me arsim të lartë dhe të pasurit gëzojnë familje të forta e të qëndrueshme dhe të gjithë të tjerët kanë për pjesë familje gjithmonë e më të paqëndrueshme, të trishtuara dhe jofunksionale.

Pranojmë që shkenca sociale është më e pajisur për të dokumentuar nëse fakte të caktuara janë të vërteta, sesa të thotë se pse janë të vërteta. Mund të pohojmë me më shumë siguri, që martesa lidhet ngushtë me të mirat e mëdha sociale sesa që martesa është shkaku kryesor apo i vetëm  i këtyre të mirave.

Dy Fjalë për Pasojat e Përzgjedhjes

Kërkimi i mirë studimor kërkon të zbulojë “pasojat e përzgjedhjes” ose dallimet paraekzistuese mes individëve që martohen, bashkëjetojnë apo divorcohen. A sjell divorci varfëri, për shembull, apo ndodh thjesht që të varfërit ka më shumë të ngjarë të divorcohen? Studiuesit tentojnë të bëjnë dallimin mes marrëdhënieve shkakore dhe vetë lidhjeve në një sërë mënyrash. Studimet e përmendura këtu bazohen në pjesën më të madhe në kampionet e mëdha që përfaqësojnë tërë kombin të cilat marrin në shqyrtim racën, arsimin, të ardhurat dhe të tjerë faktorë kontradiktorë. Në shumë raste, por jo në të gjitha, shkencëtarët socialë përdorin të dhëna periodike për të gjurmuar individë ndërsa ata martohen, divorcohen, apo qëndrojnë beqarë, duke na forcuar bindjen që vetë martesa është e rëndësishme. Atje ku dëshmia duket e fortë, që martesa rrit mirëqënien, ne këtë e pohojmë. Atje ku martesa ndoshta e ka këtë efekt, por mënyrat që e shkaktojnë këtë nuk janë kuptuar mirë, ne tregohemi më të kujdesshëm.

Ne e dallojmë faktin që, përveç faktorëve si martesa, divorci, apo rritja me një prind të vetëm, shkencëtarët socialë duhet gjithmonë të pranojnë mundësinë që faktorë të tjerë ndikojnë në rezultatet. Studiuesit e arsyeshëm mund të mos bien dakord dhe nuk bien dakord mbi ekzistencën dhe masën e këtyre pasojave të përzgjedhjes dhe masën në të cilën martesa sjell rezultate më të mira sociale të raportuara këtu. Megjithatë, kërkimet po hedhin më shumë dritë mbi pasojat e përzgjedhjes. Për shembull, në këtë raport ne përmbledhim tri studime mbi divorcin të cilat ndjekin binjakë të rritur indentikë dhe joidentikë në Australi dhe Virxhinia, për të parë se sa prej pasojave të divorcit mbi fëmijët janë gjenetike dhe sa rrjedhin nga vetë divorci. Risitë metodologjike si këto, si dhe analizat që përdorin modele ekonometrike, na shtojnë më tepër bindjen që struktura e familjes ka ndikim në disa rezultate.

Largimi nga norma e martesës së shëndoshë, jo domosdoshmërisht dëmton shumicën e atyre që përballen me të. Ndërsa bashkëjetesa shoqërohet me rreziqe më të mëdha për probleme psikologjike e sociale te fëmijët, kjo nuk do të thotë që çdo fëmijë që përballet me bashkëjetesën pëson. Për shembull, një studim mbarëkombëtar, i fëmijëve nga 6 – 11 vjeçarë zbuloi që 16% e fëmijëve në familjet ku prindërit bashkëjetojnë përjetonin probleme të rënda emocionale. Megjithatë, kjo shifër ishte shumë më e lartë se shifra e fëmijëve në familje me prindër biologjikë të martuar ose adoptues, shifër e cila ishte 4%.

Ndërsa martesa është një e mirë sociale, jo të gjitha martesat janë të barabarta. Studimet përgjithësisht nuk e mbështesin idenë që rimartesa është më e mirë për fëmijët sesa të jetuarit vetëm me nënën. Martesat që nuk janë të lumtuara nuk kanë dobi të njëjtë me martesat mesatare. Divorci ose ndarja mundëson një rrugë shpëtimi për fëmijë apo të rritur në martesat e dhunshme apo me konflikte të ashpra. Familjet, komunitetet, dhe bërësit e politikave të interesuar në shpërndarjen e të mirave të martesës në mënyrë të barabartë duhet të bëjnë më shumë, sesa të mos sugjerojnë divorcin ligjor.

Por ne besojmë që shkenca e mirë sociale, pavarësisht kufizimeve të saj, është një guidë më e mirë për politikat sociale, sesa paragjykimi apo mendimi i pabazë. Ky raport përfaqëson gjykimin tonë më të shëndoshë mbi atë që dëshmia e shkencës bashkëkohore sociale zbulon për martesën në sistemin tonë social.

Përfundimet Tona Themelore

  1. Familja biologjike e shëndoshë që rrjedh nga martesa mbetet ideali për jetën familjare në Shtetet e Bashkuara, për sa kohë fëmijët ka më tepër të ngjarë të përparojnë – ekonomikisht, nga ana sociale dhe ajo psikologjike – në këtë formë të familjes.
  2. Martesa është një e mirë e rëndësishme publike e lidhur ngushtë me një sërë të mirash ekonomike, shëndetësore, arsimore dhe sigurie të cilat ndihmojnë qeveritë federale, shtetërore dhe lokale t’i shërbejnë të mirës së të gjithëve.
  3. Të mirat e martesës vilen edhe në komunitetet minoritare, të varfëra dhe të klasës punëtore pavarësisht faktit që martesa është dobësuar në këto komunitete në katër dekadat e fundit.

Proceset dhe struktura familjare përbëjnë vetëm një faktor që kontribuon në mirëqenien e fëmijës dhe atë sociale. Diskutimi ynë këtu nuk ka qëllim të minimizojë rëndësinë e faktorëve të tjerë, siç është varfëria, mbështetja për fëmijët, papunësia, të bërit nënë në adoleshencë, siguria në lagje, apo cilësia e arsimit si për prindërit ashtu edhe për fëmijët. Martesa nuk është një ilaç universal për të gjitha sëmundjet sociale. Për shembull, përsa i përket mirëqenies së fëmijës, studimet paraqesin që struktura familjare është një parashikues më i mirë për mirëqenien sociale dhe psikologjike të fëmijëve ndërsa varfëria është një parashikues më i mirë për arritjen arsimore.

Arrijmë sukses apo dështojmë në ngritjen e një kulture për një martesë të shëndoshë, është dukshëm një çështje me interes publik legjitim dhe një çështje me rëndësi të jashtëzakonshme, nëse dëshirojmë të çbëjmë zhvlerërsimin e anëtarëve më delikatë të shoqërisë sonë: klasës punëtore, të varfërve, minoriteteve, dhe fëmijëve.

Të Tridhjetë Përfundimet: Përmbledhje

Familja

  1. Martesa rrit mundësinë që baballarët dhe nënat të kenë një marrëdhënie të mirë me fëmijët e tyre.
  2. Fëmijët ka shumë të ngjarë të gëzojnë stabilitet familjar kur lindin në një familje me prindër të martuar.
  3. Fëmijët ka më pak të ngjarë të përparojnë në familje komplekse.
  4. Bashkëjetesa nuk është barazvlerësi funksional i martesës.
  5. Të rriturit jashtë një martese të shëndoshë rrit mundësinë që fëmijët vetë të divorcohen ose të bëhen prindër të pamartuar.
  6. Martesa është një institucion universal njerëzor.
  7. Martesa, dhe një përkushtim me norma ndaj saj, prodhon marrëdhënie shumë cilësore mes të rriturve si dhe mes prindërve dhe fëmijëve.
  8. Martesa sjell rezultate të rëndësishme biosociale për të rriturit dhe fëmijët.

Ekonomia

  1. Rritja e fëmijëve nga prindër të divorcuar dhe të pamartuar rrit varfërinë për fëmijët dhe nënat dhe bashkëjetesa ka më pak të ngjarë ta lehtësojë varfërinë sesa martesa.
  2. Çiftet e martuara mbledhin mesatarisht më tepër pasuri sesa beqarët apo çiftet që bashkëjetojnë.
  3. Martesa redukton varfërinë dhe vështirësitë materiale për gratë e disavantazhuara dhe fëmijët e tyre.
  4. Minoritetet përfitojnë ekonomikisht nga martesa.
  5. Burrat e martuar fitojnë më shumë para sesa burrat beqarë me të njëtin arsimim dhe eksperiencë  pune.
  6. Divorci prindëror (apo mosarritja për t’u martuar) rrit rrezikun që fëmijët të mos dalin mirë në shkollë.
  7. Divorci prindëror redukton mundësinë që fëmijët të diplomohen në universitet dhe të arrijnë punë me profil të lartë.

Shëndeti Fizik dhe Jetëgjatësia

  1. Fëmijët që jetojnë me dy prindërit e tyre të martuar gëzojnë mesatarisht shëndet më të mirë fizik, krahasuar me fëmijët në forma të tjera familjare.
  2. Martesa prindërore lidhet me rrezik shumë herë më të vogël të vdekshmërisë foshnjore.
  3. Martesa shoqërohet me reduktim të abuzimit me substancat dhe alkoolin si për të rritur ashtu edhe për adoleshentë.
  4. Të martuarit, veçanërisht burrat e martuar, rrojnë më gjatë se beqarët.
  5. Martesa shoqërohet me shëndet më të mirë dhe norma më të ulëta lëndimi, sëmundjeje, dhe paaftësie si për burra ashtu edhe për gra.
  6. Martesa shoqërohet me shëndet më të mirë mes minoriteteve dhe të varfërve.

Shëndeti Mendor dhe Mirëqenia Emocionale

  1. Fëmijët, prindërit e të cilëve janë divorcuar, kanë një nivel më të lartë stresi psikologjik dhe sëmundjeje mendore.
  2. Bashkëjetesa lidhet me nivele më të larta të problemeve psikologjike mes fëmijëve.
  3. Mosfuksionimi i familjes rrit ndjeshëm rrezikun për vetëvrasje.
  4. Nënat e martuara kanë norma më të ulëta depresioni sesa nënat beqare apo nënat që bashkëjetojnë.

Krimi dhe Dhuna në Familje

  1.  Djemtë e rritur në familje jo të shëndosha ka më shumë të ngjarë të përfshihen në sjellje kriminale dhe keqbërje.
  2.  Martesa redukton rrezikun që të rriturit të bëhen ose kriminelë ose viktima të krimit.
  3.  Gratë e martuara kanë një rrezik më të ulët të përjetimit të dhunës në familje sesa gratë që bashkëjetojnë apo dalin me dikë.
  4.  Një fëmijë që nuk jeton me dy prindërit e vet të martuar ndodhet në rrezik më të lartë për abuzim ndaj fëmijëve.
  5.  Ekziston një hendek më i madh martesor mes amerikanëve me arsim të lartë dhe amerikanëve me arsim më të ulët.

Të Tridhjetë Përfundimet

Familja

  1. 1.     Martesa rrit shanset që baballarët dhe nënat të kenë marrëdhënie  të mira me fëmijët e tyre.

Si nënat ashtu dhe baballarët ndikohen nga mungesa e martesës. Nënat beqare raportojnë mesatarisht më tepër konflikt me fëmijët e tyre dhe më pak monitorim ndaj tyre sesa nënat e martuara. Si të rriturit dhe fëmijët nga martesa të shëndosha raportojnë mesatarisht se janë të lidhur më ngushtë me nënën e tyre se fëmijët me prindër të divorcuar. Në një studim mbarëkombëtar, 30% e të rriturve, prindërit e të cilëve ishin divorcuar, raportuan marrëdhënie të varfra me nënën e tyre, krahasuar me 16% të fëmijëve prindërit e të cilëve ishin të martuar.

Por marrëdhëniet e fëmijëve me babanë e tyre varen edhe më tepër nga martesa sesa varen prej saj marrëdhëniet e fëmijëve me nënën e tyre. 65% e të rriturve prindërit e të cilëve ishin divorcuar, kishin marrëdhënie të varfra me babanë e tyre (krahasuar me 29% nga familjet e padivorcuara). Mesatarisht, fëmijët, prindërit e të cilëve divorcohen apo nuk martohen kurrë e shohin babanë e tyre më rrallë dhe kanë marrëdhënie më të ftohta më babanë e tyre sesa fëmijët, prindërit e të cilëve janë martuar dhe qëndrojnë të martuar. Studimet e fëmijëve me prindër të divorcuar paraqesin që humbja e kontaktit me babanë e tyre pas divorcit është një nga pasojat më të dhimbshme të divorcit. Divorci ka një pasojë negative edhe më të madhe mbi marrëdhëniet mes baballarëve dhe fëmijëve të tyre sesa të mbeturit në një martesë jo të lumtur. Pasojat e kësaj marrëdhënieje të dëmshme mund të jenë afatgjata; të moshuarit e ndarë dhe me aftësi të kufizuara që divorcohen marrin më pak nga mbështetja sociale dhe ndihma praktike nga fëmijët e tyre sesa ata që kanë mbetuar të ve. Ata që u martuan përsëri kishte më pak të ngjarë të merrnin pará nga fëmijët e tyre.

Disa fakte paraqesin që babai biologjik që bashkëjeton dhe që jeton me fëmijët e vet nuk është aq i përfshirë dhe i dashur me fëmijët e tij siç është babai biologjik i martuar që banon bashkë me fëmijët e tij edhe pse të tjerë nuk kanë gjetur aspak ndryshim mes këtyre tipeve të baballarëve apo madje një rezultat pozitiv të bashkëjetesës. Madje edhe kështu, rezultati i martesës në praktikat cilësore të prindërimit është edhe më i fortë për baballarët socialë (d.m.th. njerkërve) sesa për baballarët biologjikë. Dhe baballarët që janë të martuar me nënën e fëmijëve të tyre para lindjes së tyre ka shumë më tepër të ngjarë të ruajnë një marrëdhënie afatgjatë me fëmijët e tyre krahasuar me baballarët që nuk ishin të martuar në kohën e  lindjes së tyre.

  1. 2.     Fëmijët ka shumë të ngjarë të gëzojnë stabilitet familjar kur lindin në një familje me prindër të martuar.

Po shfaqet një consensus mes studiuesve që stabiliteti familjar në vetvete dhe nga vetvetja lidhet me rezultate positive për fëmijën. Për dallim, fëmijët që janë të ekspozuar ndaj kalimeve familjare – nga divorci tek prishja e një marrëdhënieje romantike të nënës me tw dashurin që jeton në shtëpi, – ka më tëpër të ngjarë të përjetojnë sjellje problematike, përdorim droge, probleme në shkollë, marrëdhënie të hershme seksuale dhe ndjenja vetmie. Faktet paraqesin gjithashtu që kalimet e shumëfishta (ku fëmijët janë të ekspozuar ndaj më shumë se një ndarjeje apo një marrëdhënieje të re) janë veçanërisht të dëmshme për fëmijët.

Kalimet familjare mendohet se dëmtojnë aftësinë e nënës për të ndërvepruar pozitivisht me fëmijët e saj duke ndikuar burimet e saj psikologjike, sociale dhe ekonomike. Ato imponojnë krijimin e marrëdhënieve dhe rutinave të reja që mund të jenë të vështira që fëmijët t’i ndjekin. Edhe përzgjedhja mund të funksionojë; pra, cilësitë paraekzistuese të nënës mund çojnë edhe në kalime të shumëfishta bashkimi dhe rezultate të dobëta për fëmijën, edhe pse përzgjedhja nuk tregon tërë historinë.

Fëmijët që lindin edhe nga prindër të martuar ka shumë të ngjarë të gëzojnë stabilitet familjar gjatë fëmijërisë së tyre. Sipas të dhënave nga “Fragile Families and Child Wellbeing Study  (Studimi për Mirëqenien e Fëmijës dhe Familjet e Brishta) i cili ndjek fëmijë në 20 qytete në Shtetet e Bashkuara, vetëm 13% e fëmijëve të lindur nga prindër të martuar përjetojnë një ndryshim partneri të nënës (domethënë fundin dhe fillimin e një marrëdhënieje) nga mosha 3 vjeç, krahasuar me 50% të atyre që lindin nga prindër që bashkëjetojnë, 69% të atyre që lindin nga prindër “vizitorë” (dmth. nga prindër në lidhje romantike që nuk bashkëjetojnë) dhe 74% e atyre që lindin nga nënë beqare (dmth. një nënë që nuk është më në një marrëdhënie romantike me babanë).

Në të vërtetë, një numër studimesh paraqesin që bashkëjetesa në një sërë kontekstesh kombëtare dhe kulturore ëshë më pak e qëndrueshme se martesa. Fëmijët latino dhe afro-amerikanë të lindur nga çifte që bashkëjetojnë kishte më tepër të ngjarë të përjetonin ndarjen e prindërve të tyre, krahasuar me shokët e tyre lindur nga prindër të martuar. Bashkëjetesa nuk është e paqëndrueshme vetëm në Shtetet e Bashkuara. Në një studim të 17 vendeve perëndimore, bashkëjetesa prindërore lidhej me një rrezik më të lartë për ndarje të prindërve, madje edhe në Suedi ku bashkëjetesa prindërore është shumë e rëndomtë (edhe pse dallimi mes bashkëjetesës prindërore dhe martesës theksohet më pak se në vendet e tjera). Në të vërtetë, një studim i ri për paqëndrueshmërinë familjare në Suedi zbuloi që fëmijët e lindur nga çifte që bashkëjetojnë ka më shumë se 70% më tepër të ngjarë të shohin prindërit e tyre tek ndahen nga mosha 15 vjeç, krahasuar me fëmijët që lindin nga çifte të martuara.

Fatkeqësisht, pjesërisht për shkak se lindja e fëmijëve dhe rritja e tyre në një shtëpi me prindër që bashkëjetojnë po bëhet më e rëndomtë në Shtetet e Bashkuara, stabiliteti familjar ka rënë për fëmijët në Shtetet e Bashkuara gjatë periudhës së tri dekadave të fundit edhe pse numri i divorceve ka rënë. Kjo rënie e përgjithshme në stabilitetin familjar për fëmijët është veçanërisht e ndjeshme për shkak se fëmijët e lindur nga çifte të martuara tani gëzojnë më tepër stabilitet sesa gëzonin fëmijët 30 vjet më parë. Kjo rënie është gjithashtu e ndjeshme për shkak se çinstitucionalizimi i martesës është kufizuar jashtë mase në klasën punëtore dhe komunitetet e varfra në Shtetet e Bashkuara. Për arsye edhe ekonomike edhe kulturore, amerikanët më të arsimuar dhe më të pasur, ka tani jashtëzakonisht më shumë të ngjarë, të kenë sukses në martesë krahasuar me qytetarët më pak të privilegjuar. Kjo do të thotë që fëmijët në komunitetet e varfra dhe ato të klasës punëtore kanë tri disavantazhe: ata kanë burime më të pakta ekonomike, ka më pak të ngjarë që prindërit e tyre të martohen, dhe ka të ngjarë që ata vetë t’u ekspozohen kalimeve të shumta familjare gjatë jetës së tyre.

  1. 3.     Ka më pak të ngjarë që fëmijët të përparojnë në familjet komplekse.

Gjatë katër dekadave të fundit, rritja e numrit të divorceve, bashkëjetesës dhe lindjes së fëmijëve nga të pamartuar, ka rritur dominimin e familjeve komplekse – në të cilat fëmijët ndajnë familjen me fëmijë të njerkës/njerkut, vëllezër/motra vetëm nga një prind, njerkun/njerkën ose me të rritur me të cilët nuk i lidh as martesa, as adoptimi apo gjaku. Këta fëmijë ka më tepër të ngjarë të vuajnë ekonomikisht, psikologjikisht, dhe nga ana sociale kur jetojnë në familje komplekse, pjesërisht për shkak se të tilla familje shpesh nuk kanë norma, kufij dhe indentitet të qartë familjar për të siguruar stabilitet, orientim dhe qëllim për anëtarët e tyre dhe për marrëdhëniet brenda këtyre familjeve.

Kërkimet tregojnë që fëmijët në familjet me njerk/njerkë ka më tepër të ngjarë të përjetojnë dështim në shkollë, keqbërje, shtatzani në adoleshencë dhe burg krahasuar me fëmijët që rriten në familje të shëndosha me prindër të martuar. Kjo ndodh pjesërisht, si e shpreh dhe Andrea Cherlin, për shkak se familjet me njerk/njerkë janë “institucione të paplota” që kanë më pak norma të përcaktuara, role dhe ritual, sesa familjet e shëndosha me prindër të martuar. Si pasojë, njerku/njerka shpesh ka më tepër vështirësi të lidhet me fëmijët e partnerit tjetër, sesa prindërit biologjikë, gjë e cila është një arsye që fëmijët e partnerit të njerkut/njerkës ka më pak të ngjarë të përparojnë krahasuar me fëmijët nga familje të shëndosha me prindër të martuar.

Fëmijët, prindërit e të cilëve janë bërë pjesë e lindjes së fëmijëve me shumë partnerë, ku të rriturit kanë fëmijë me dy ose më shumë partnerë, kanë probleme të njëjta. Për shkak se lindja me shumë partnerë mund të shoqërohet me “baby mama drama” (dmth. konflikt mes partnerëve apo bashkëshortëve të mëparshëm që kishin fëmijë bashkë, ose mes njerit prej tyre dhe një partneri të ri romantik të bashkëshortit apo partnerit tjetër), dhe për shkak se praktikisht është e vështirë për nënat dhe baballarët që të investojnë para, emocione, dhe kohë në fëmijët në familje të ndryshme, fëmijë nga të tilla familje ka më tepër të ngjarë të vuajnë probleme shëndetësore, sjellje të dukshme të tilla si grindjet, rezultate të ulëta akademike dhe marrëdhënie më pak cilësore me prindërit e tyre krahasur me fëmijët nga familje të shëndosha me prindër të martuar.

Është interesante që madje edhe fëmijët që jetojnë në një familje me prindërit e tyre të martuar biologjikë, ka më tepër të ngjarë të vuajnë nëse ekspozohen ndaj kompleksitetit, në formën e fëmijëve të njerkut apo vellezërve/motrave vetëm nga një prind të gjendur në familjen e tyre. Një kërkim i ri paraqet se fëmijët që jetojnë me prindërit e tyre të martuar biologjikë kishte më tepër të ngjarë të ngelnin në shkollë, të vuanin nga depresioni dhe të mplekseshin në sjellje keqbërjeje nëse do të jetonin me fëmijë të njerkut/njerkës nga një bashkim i mëparshëm i prindit. Kjo ndodh ndoshta për shkak se streset e të jetuarit në një familje me njerk/njerkë, dhe sfidat për të mbështetur një ish-bashkëshort/e mund të minojnë prindërimin e nënave dhe baballarëve që drejtojnë një familje të përzier. Ky kërkim i ri siguron fakte të tjera që fëmijët ka më tepër të ngjarë të përparojnë kur prindërit e tyre arrijnë ta vendosin jetën e tyre riprodhuese brenda një martese të vetme.

  1. 4.     Bashkëjetesa nuk është barazvlerësi funksional i martesës.

Si grup, ata që bashkëjetojnë në Shtetet e Bashkuara u ngjajnë më tepër beqarëve, sesa të martuarve, edhe pse bashkëjetesa ka një status jashtëzakonisht heterogjen, me disa partnerë që e trajtojnë atë si një hyrje në martesë, të tjerë si një alternativë për martesën, të tjerë si një mundësi për t’u provuar për martesë, dhe të tjerë akoma, si një marrëdhënie e përshtatshme romantike. Të rriturit që jetojnë bashkë u ngjajnë më tepër beqarëve se të martuarve për sa i përket shëndetit fizik dhe mirëqenies emocionale dhe shëndetit mendor si dhe në pasuri dhe të ardhura.

Fëmijët me prindër që bashkëjetojnë kanë rezultate që u ngjajnë më tepër fëmijëve me prindër beqarë (apo të rimartuar) sesa fëmijëve nga martesa të shëndosha. Me fjalë të tjera, fëmijët që jetojnë në lidhje bashkëjetese nuk përparojnë aq mirë sa fëmijët që jetojnë në familje të shëndosha me prindër të martuar. Për shembull, një studim i fundit zbuloi që adoleshentët që jetojnë me prindër që bashkëjetojnë kishte shumë më tepër të ngjarë të përjetonin vështirësi emocionale dhe sjellje problematike sesa adoleshentët në familjet e shëndosha me prindër të martuar edhe pas marrjes në shqyrtim të faktorëve të prindërimit dhe atyre socio-ekonomikë. Një tjetër problem është që prindërit që bashkëjetojnë ka më pak të ngjarë t’ia përkushtojnë burimet e veta financiare rritjes së fëmijëve. Një studim zbuloi që prindërit që bashkëjetojnë ia kushtonin një pjesë të madhe të të ardhurave të tyre, alkoolit dhe duhanit dhe një racion më të vogël arsimimit të fëmijëve të tyre krahasuar me prindërit e martuar.

Pasojat e përzgjedhjes shpjegojnë një pjesë të dallimit mes të martuarve dhe atyre që bashkëjetojnë. Si grup, ata që bashkëjetojnë (që nuk janë fejuar) kanë të ardhura më të ulëta dhe arsimim më të ulët. Çiftet që jetojnë bashkë gjithashtu,  raportojnë mesatarisht marrëdhënie me cilësi më të ulët se çiftet e martuara – me ata që bashkëjetojnë të cilët raportojnë me tepër konflikt, më tepër dhunë dhe nivele më të ulëta kënaqësie dhe përkushtimi. Kjo marrëdhënie me cilësi më të ulët mes atyre që bashkëjetojnë shpjegon nivelet e tyre të larta të depresionit krahasuar me të martuarit. Madje edhe prindërit biologjikë që bashkëjetojnë kanë marrëdhënie me cilësi më të ulët dhe ka më tepër të ngjarë të ndahen sesa prindërit që martohen.

Bashkëjetesa ndryshon nga martesa pjesërisht për shkak se amerikanët që zgjedhin vetëm të jetojnë së bashku i përkushtohen më pak njeri – tjetrit si partnerë dhe të ardhmes së tyre bashkë. Pjesërisht si pasojë, çiftet që bashkëjetojnë ka më pak të ngjarë se çiftet e martuara t’i mbledhin të ardhurat e tyre. Një tjetër sfidë që hasin çiftet që bashkëjetojnë është që partnerët shpesh nuk bien dakort për natyrën dhe të ardhmen e marrëdhënies së tyre – për shembull, një partner mund të presë martesë dhe tjetri partner mund ta shohë lidhjen e tyre si formën e duhur të një lidhjeje romantike. Studimet e reja paraqesin gjithashtu që paqëndrueshmëria dhe nivelet e ulëta të përkushtimit të lidhura me bashkëjetesën mund të jenë të dëmshme për të moshuarit, të cilët ka më tepër të ngjarë të futen në institucione apo të braktisen nëse bashkëjetojnë dhe nuk martohen.

Në një shoqëri që ende e vlerëson shumë martesën – edhe pse martesat po ndodhin gjithmonë e më pak – mosmartesa shpesh do të thotë diçka që lidhet me martesën. Martesa është një sinjal i qartë dhe reciprok përkushtimi; përkundrazi, bashkëjetesa njihet gjerësisht si e paqartë, për sa i përket sinjalit të përkushtimit në mungesë të ndonjë tjetri sinjal të fortë të qëllimit për martesë siç është fejesa.

  1. Të rriturit jashtë një martese të shëndoshë rrit shanset që fëmijët vetë të divorcohen apo të bëhen prindër të pamartuar.

Fëmijët, prindërit e të cilëve divorcohen apo nuk arrijnë të martohen, ka më tepër të ngjarë të bëhen prindër të pamartuar në moshë të re, të futen në martesë më përkushtim të ulët, të përjetojnë një ditë ata vetë divorc, të martohen ndërsa janë adoleshentë, dhe të kenë martesa jo të lumtura dhe/ose marrëdhënie të tilla. Bijat e rritura jashtë një martese të shëndoshë ka afërsisht tri herë më shumë të ngjarë të përfundojnë nëna të reja dhe të pamartuara krahasuar me fëmijët prindërit e të cilëve janë martuar dhe kanë qëndruar të tillë. Divorci prindëror rrit mundësinë që fëmijët e rritur gjithashtu të divorcohen me të paktën 50%, pjesërisht për shkak se fëmijët me prindër të divorcuar shpesh martohen me fëmijë me prindër të divorcuar, duke e bërë kështu martesën e tyre më të pasigurtë. Divorci ka shumë të ngjarë të trasmetohet nga një brez në tjetrin kur prindërit në martesa me konflikt të ulët divorcohen. Ka një debat të vazhdueshëm mbi faktin nëse lidhja mes divorcit të fëmijës dhe divorcit të prindit është dobësuar me kalimin e kohës (pasi numri i divorceve u rrit gjatë fillimit të viteve 1980 dhe më pas ra disi), por ekziston një konsensus që kjo lidhje mbetet e rëndësishme. Për më tepër, të martuarit përsëri nuk i ndihmon fëmijët. Për shembull, vajzat në familje me njerk/njerkë ka pak më tepër të ngjarë të kalojnë shtatzani në adoleshencë, krahasuar me vajzat në familje me një prind të vetëm, dhe ka shumë më tepër të ngjarë të kalojnë shtatzani në adoleshencë krahasuar me vajzat në familjet të shëndosha me prindër të martuar. Fëmijët që rriten në familje me njerk/njerkë ka gjithashtu më tepër të ngjarë të martohen në adoleshencë krahasur me fëmijët që rriten në familje me një prind të vetëm apo nga familje të shëndosha me prindër të martuar. Së fundmi, studimet tregojnë gjithashtu që pasojat i kalojnë tre breza: pra, nipërit/mbesat e çifteve që divorcohen ka tej mase të ngjarë të përjetojnë mosmarrëveshje në martesë, marrëdhënie negative me prindërit e tyre, dhe nivele të ulëta në arritje arsimore, krahasuar me nipërit/mbesat gjyshërit e të cilëve nuk u divorcuan.

6. Martesa është një institucion universal njerëzor

Martesa ekziston në pothuajse çdo shoqëri të njohur njerëzore. Forma e martesës ndryshon shumë në kontekste të ndryshme kulturore, por të paktën që nga fillimi i historisë së dokumentuar – në të gjitha format e lulëzuara të kulturave njerëzore të dokumentuara nga anthropologët – martesa ka qenë një institucion universal njerëzor. Si një ide universale njerëzore, martesa përfshin rregullimin e familjeve, shoqërisë e riprodhimit të fëmijëve. Ndërsa sistemet e martesës ndryshojnë (dhe jo çdo person apo klasë brenda një shoqërie martohet), martesa në shoqëri të ndryshme është një bashkim seksual i mbështetur dhe i njohur publikisht që krijon detyrime dhe burime që përdoren mes burrave, grave dhe fëmijëve që mund të prodhojë bashkimi i tyre seksual.

7. Martesa dhe një përkushtim me norma ndaj saj krijon marrëdhënie me cilësi të lartë mes të rriturve si dhe mes prindërve dhe fëmijëve.

Disa thonë që dashuria krijon familjen, jo martesa. Ata argumentojnë që struktura e familjes në vetvete nuk ka rëndësi; përkundrazi, ajo që ka rëndësi është cilësia e marrëdhënieve familjare. Të tjerë argumentojnë që morali i martesës për një përkushtim të përjetshëm ka nevojë të bjerë nëse duam të krijojmë marrëdhënie me cilësi të lartë; përkundrazi, morali i ri i martesës duhet të kushtëzohet në mënyrë të tillë që bashkëshortët të qëndrojnë bashkë për sa kohë vazhdojnë ta duan njëri – tjetrin.

Megjithatë, këto argumente nuk marrin parasysh atë që dimë për rezultatin e martesës dhe përkushtimit me norma ndaj institucionit të martesës mbi marrëdhëniet intime. Duke i ofruar drejtim dhe mbështetje normative dhe ligjore një marrëdhënieje, duke bërë të mundur një pritje për besnikëri seksuale dhe përshkushtim të përjetshëm, dhe duke i pajisur te rriturit me një status unik social si bashkëshortë, martesa në mënyrë tipike sjell marrëdhënie prindërore dhe romantike më të mira se alternativat e martesës. Pjesërisht, për të gjitha këto arsye, të rriturit që janë të martuar gëzojnë marrëdhënie më të lumtuara, më të shëndetshme dhe më pak të dhunshme, krahasuar me të rritur që ndodhen në marrëdhënie bashkëjetese dhe romantike. Madje edhe mes të rriturve me moshë më të madhe që kanë qenë më parë të martuar, të martuarit përsëri çon në marrëdhënie më të lumtura sesa bashkëjetesa edhe pse dallimet në shumë aspekte të tjera të cilësisë së marrëdhënies nuk janë të dukshme. Prindërit që janë të martuar gëzojnë marrëdhënie më mbështetëse dhe më pak konfliktuale me njëri-tjetrin krahasuar me prindërit që bashkëjetojnë ose me lidhje romantike me njëri-tjetrin. Siç e kemi parë, prindërit e martuar përgjithësisht kanë marrëdhënie më të mira me fëmijët e tyre sesa prindërit e rimartuar, prindërit e pamartuar, prindërit e divorcuar, apo prindërit që bashkëjetojnë. Disa nga lidhjet mes strukturës së familjes dhe procesit familjar janë produkte të përzgjedhjes – që do të thotë, çiftet me marrëdhënie më të mira ka më tepër të ngjarë të martohen dhe të mos ndahen. Por, siç e qartëson edhe ky raport, studimet paraqesin gjithashtu që mbështetjet normative, ligjore dhe sociale të mundësuara nga martesa prodhojnë marrëdhënie më të mira intime dhe marrëdhënie më të mira prind-fëmijë. Të njëjtën gjë bën edhe ideja e martesës. Individët që vlerësojnë institucionin e martesës për hir të vetë martesës – d.m.th, që kundërshtojnë divorcin e pabazë, që besojnë se fëmijët duhet të lindin në martesë dhe që mendojnë se martesa është më e mirë se bashkëjetesa – ka më tepër të ngjarë t’i përkushtohen martesës së tyre dhe të përjetojnë marrëdhënie martesore me cilësi të lartë. Ironikisht, individë të cilët përqafojnë një moral me kushte për martesën – d.m.th., dikush që mendon se martesa duhet të zgjasë për aq kohë sa të dy bashkëshortët janë të lumtur – janë më pak të lumtur në martesën e tyre. Një studim periodik zbuloi që individët të cilët janë kundër divorcit ka më tepër të ngjarë t’u përkushtohen bashkëshortëve, madje edhe pas marrjes në shqyrtim të cilësisë fillestare të martesës. Dy studime tregojnë që bashkëshortët, veçanërisht burrat, ka më tepër të ngjarë të sakrifikojnë për bashkëshortët e tyre nëse i përkushtohen fort të ardhmes së martesës së tyre. Një studim i kohëve të fundit zbulon që lumturia martesore e grave dhe raportimet e tyre për lumturinë me dashurinë dhe mirëkuptimin e burrave të tyre, lidhen fort dhe pozitivisht me nivele të larta të përkushtimit të të dy bashkëshortëve ndaj normave pro martesës. Një tjetër studim zbuloi që baballarët që i përkushtohen me norma martesës ka shumë më tepër të ngjarë të lëvdojnë dhe përqafojnë fëmijët e tyre sesa baballarët që nuk i përkushtohen martesës. Studiuesit mendojnë që një përkushtim i madh normativ ndaj martesës ul gjasat që të rriturit e martuar të kërkojnë për partner të tjerë dhe i bën ata më të ndërgjegjshëm për karakterin jetëgjatë të marrëdhënies së tyre, dy gjëra këto që i inkurajojnë ata të investojnë më tepër në marrëdhënien që kanë. Kështu, të rriturit që i përqasen martesës me një përkushtim të fortë normativ gëzojnë marrëdhënie më cilësore me anëtarët e familjes krahasuar me të rritur që nuk i përkushtohen fort institucionit të martesës.

8. Martesa ka rezultate të rëndësishme biosociale për të rriturit dhe fëmijët.

Martesa sjell rezultate biologjike për të rriturit dhe fëmijët. Sapo kemi filluar të zbulojmë mënyra e panumërta që martesa prodhon rezultate të mira në atë që shkencëtarët socialë e quajnë zonë “biosociale” të jetës – lidhjen mes marrëdhënieve tona sociale dhe mënyrës si funksionon trupi. Në dekadën e fundit, dy rezultatet biosociale të lidhura me martesën janë shfaqur veçanërisht si të rëndësishme.

Së pari, martesa redukton nivelin e testosteronit te burrat. Më tepër se pesë studime që analizojnë popullata të ndryshme zbulojnë që burrat e martuar (veçanërisht baballarët e martuar) kanë nivel më të ulët testosteroni sesa burrat që nuk janë martuar kurrë apo të divorcuarit. Për këtë rezultat, megjithatë, burrat që bashkëjetojnë ndikohen aq sa dhe burrat e martuar. Ajo që ka rëndësi për nivelin e testosteronit të burrave është marrëdhënia e përditshme e vazhdueshme dhe intime me një grua. Duke ditur që testosteroni lidhet me agresivitetin, të dukurit dhe një sërë sjelljesh antisociale, një nga mënyrat që martesa mund t’i influencojë burrat është reduktimi i nivelit të tyre të testosteronit. Sigurisht, mund të jenë shkaktarë edhe pasojat e përzgjedhjes: d.m.th., mund të ndodhë që burrat me nivel më të ulët testosteroni ka më pak të ngjarë të përfshihen të sjellje antisociale dhe më tepër të ngjarë të martohen. Dy studimet periodike të kryera deri tani kanë përftuar rezultate të përziera. Njëri paraqet fort që, te burrat, martesa shkakton uljen e testosteronit (si dhe të kortizolit). Tjetri nuk ka zbuluar asnjë rezultat nga partnerizimi (e përkufizuar si marrëdhënie jetëgjatë monogame) mbi nivelin e testosteronit te burrat. Studimet e ardhshme do të duhet të shpjegojnë më tej marrëdhënien mes martesës, testosteronit, të qënit baba dhe sjelljes antisociale të burrave.

Së dyti, vajzat përfitojnë në zhvillimin e tyre seksual nga të rriturit në një familje të shëndoshë me prindër të martuar. Studimet e gjera nga psikologu Bruce Ellis dhe të tjerë tregojnë që vajzat adoleshente që nuk rriten në një familje të shëndoshë me prindër të martuar, ka shumë më tepër të ngjarë të kenë menstruacion të hershëm, aktivitet të parakohshëm seksual, dhe shtatzani në adoleshencë. Ai zbulon që vajzat që kanë marrëdhënie të ngushta me baballarët e tyre kanë menstruacion në një periudhë më të vonshme dhe që vajzat që humbasin babanë e tyre biologjik kur janë fëmijë të vegjël kanë menstruacion në një periudhë më të hershme.

Për më tepër, vajzat që jetojnë me një mashkull me të cilin nuk kanë lidhje gjaku (p.sh. njerkun, të dashurin e nënës) kanë menstruacion madje edhe më herët se vajzat që jetojnë në një familje vetëm me nënën. Ellis mendon që zhvillimi seksual i vajzave ndikohet nga feromonet mashkullore – substanca biologjike që i përçojnë njëri-tjetrit individët, të cilat lidhen me zhvillim të përshpejtuar seksual te gjitarët – që ata takojnë në ambjentin e tyre social. Feromonet e babait të tyre parandalojnë zhvillimin e parakohshëm seksual, ndërsa feromonet e një mashkulli të huaj e përshpejtojnë një zhvillim të tillë. Me fjalët e Ellisit: “Këto zbulime … përputhen shumë me hipotezën që ekzpozimi feromonal ndaj babait biologjik parandalon zhvillimin pubertor te vajzat”.

Përkundrazi, zhvillimi i hershëm seksual lidhet me nivele shumë herë më të larta të aktivitetit të parakohshëm seksual dhe shtatzani në adoleshencë te vajzat, madje edhe pas marrjes në shqyrtim të faktorëve psikologjikë dhe ekonomikë në familje që mund të shkatërrojnë marrëdhënien mes strukturës familjare dhe aktivitetit seksual të vajzave. Kështu, kjo vijë studimi paraqet me forcë që një familje e shëndoshë me prindër të martuar, mbron vajzat nga zhvillimi i parakohshëm seksual dhe si pasojë, nga shtatzania në adoleshencë.

Megjithatë një studim gjenetik paraqet që një pjesë e madhe e kësaj lidhjeje mund të jetë për shkak të përzgjedhjes brenda strukturës familjare nga predispozita gjenetike (d.m.th. si nëna ashtu dhe e bija kanë të njëjtin ndërtim biologjik që shton shanset që ato të kenë menstruacion të hershëm). Në një studim të fëmijëve të motrave, përfshirë motra binjake, nuk kishte dallim në moshë në seksin e parë për fëmijët e dyshes binjake ku një fëmijë e kishte babanë në shtëpi, dhe tjetra nuk e kishte, por kishte dallim për fëmijët e motrave jo binjake. Studimet e ardhshme duhet të përcaktojnë nëse gjenet, ambienti apo një kombinim i të dyjave shpjegon lidhjen mes mungesës së babait dhe menstruacionit të hershëm mes vajzave adoleshente.

Ekonomia

9. Rritja e fëmijëve nga prindër të divorcuar dhe të pamartuar rrit varfërinë si për fëmijët ashtu edhe për nënat dhe bashkëjetesa ka më pak të ngjarë se martesa ta lehtësojë varfërinë.

Studimet kanë treguar vazhdimisht që lindja e fëmijëve si nga të divorcuar ashtu edhe nga të pamartuar rrit brishtësinë ekonomike si të fëmijëve ashtu edhe të nënave. Pasojat e strukturës familjare mbi varfërinë mbeten të fuqishme edhe pas marrjes në shqyrtim të racës dhe preardhjes së familjes. Ndryshimet në strukturën familjare shkaktojnë hyrje të tjera në varfëri (edhe pse një rënie në të ardhurat e kreut të familjes është shkaku më i rëndësishëm). Niveli i varfërisë te fëmijët është i lartë pjesërisht për shkak të rritjes së numrit të familjeve me një prind të vetëm. Në fakt, disa studime tregojnë që e gjithë rritja e varfërisë së fëmijëve që nga vitet 1970 mund t’u atribuohet rritjeve në numrin e familjeve me një prind të vetëm për shkak të divorcit dhe lindjes së fëmijëve jashtë martese. Kur prindërit nuk arrijnë të martohen dhe të qëndrojnë të martuar, fëmijët ka më tepër të ngjarë të përjetojnë varfëri të hidhur dhe të vazhdueshme edhe pas marrjes në shqyrtim të racës dhe preardhjes së familjes. Shumica e fëmijëve që rriten jashtë familjeve të shëndosha me prindër të martuar, përjetojnë të paktën një vit varfëri të tmerrshme (me të ardhura familjare më pak se gjysma e pragut zyrtar të varfërisë). Lindja e fëmijëve nga prindër të divorcuar si dhe nga prindër të pamartuar luan një rol: midis 1/5 dhe 1/3 të grave të divorcuara përfundojnë në varfëri pas divorcit. Bashkëjetesa nuk e lehtëson varfërinë aq sa e lehtëson martesa. Norma e të ardhurave për nevojat e fëmijëve në një familje ku prindërit bashkëjetojnë, është 43 pikë më pak se ajo në familjet me prindër të martuar.

Pasoja e divorcit mbi të ardhurat e grave vazhdon edhe në Amerikën e sotme, por ka rënë që nga 1980 pasi pozita e grave në tregun e punës është përmirësuar. Përfitimet e nënave beqare kanë qenë thjesht të vogla gjatë së njëjtës periudhë kohore.

10. Çiftet e martuara mbledhin më tepër pasuri mesatarisht sesa prindërit beqarë apo prindërit që bashkëjetojnë.

Martesa është një institucion që sjell më tepër pasuri. Çiftet e martuara ngrenë mesatarisht më tepër pasuri sesa beqarët apo çiftet që bashkëjetojnë edhe pas marrjes në shqyrtim të të ardhurave të tyre. Analiza e Sondazhit Periodik Kombëtar  për të Rinjtë (National Longitudinal Survey of Youth) (kohorta e 1979) që gjurmoi të interesuarit që nga adoleshenca deri në vitet e para pas moshës dyzetëvjeçare, zbulon që për person vlera neto për individët e martuar është 93% më e lartë se për individë beqarë dhe individët e divorcuar kanë për person një vlerë neto 77% më të ulët sesa personat e pyetur që ishin beqarë.  Avantazhet ekonomike të martesës burojnë nga më tepër sesa mundësia për dy të ardhura. Partnerët në martesë ngrenë më tepër pasuri për të njëjtat arsye që partnershipi në përgjithësi është ekonomikisht efiçent, përfshirë ekonomitë e shkallës, specializimin dhe shkëmbimin. Normat sociale të martesës që inkurajojnë sjellje të shëndetshme dhe produktive dhe mbledhje pasurie (e tillë si blerja e një shtëpie) gjithashtu luan rol. Prindërit e martuar marrin më shpesh transferime pasurie nga të dy palët e gjyshërve sesa marrin çiftet që bashkëjetojnë; nënat beqare nuk marrin pothuasje kurrë ndihmë financiare nga të afërmit e babait të fëmijës. Interesant është që efekti i rolit të babait mbi mbledhjen e aseteve ndryshon sipas statusit martesor: baballarët e martuar e rritën normën e mbledhjes së aseteve pasi u bënë baballaë, ndërsa baballarët e pamartuar përjetuan rënie në normën e tyre të mbledhjes së aseteve.

11. Martesa redukton varfërinë dhe vështirësinë materiale për gratë e disavantazhuara dhe fëmijët e tyre

Një kërkim i gjerë studimor nga ekonomisti Robert I. Lerman dhe të tjerë tregojnë që përfitimet ekonomike të martesës arrijnë madje edhe te gratë të cilat vijnë nga prejardhje të disavantazhuara. Duke u fokusuar te familjet me të ardhura të pakta, Lermani zbuloi që çiftet e martuara me fëmijë përgjithësisht kishin nivele më të ulëta vështirësie materiale – d.m.th. kishte më pak të ngjarë t’u mungonte ndonjë vakt apo të mos arrinin të paguanin ujin, dritat etj, qeranë apo huatë krahasuar me të tjera familje veçanërisht me nëna beqare që jetojnë vetëm. Në një tjetër studim, ai zbuloi që nënat me aftësi të ulëta akademike që u martuan, përjetuan standartet e tyre të jetesës të mbyllen rreth 65% më lart sesa nënat beqare që nuk jetojnë me ndonjë tjetër të rritur, mbi 50% me e lartë se nënat që jetojnë me një tjetër të rritur, dhe 20% më e lartë se nënat që bashkëjetonin. Në tjetër studim ka zbuluar që nënat e disavantazhuara ka shumë më pak të ngjarë të jenë në varfëri nëse ato kishin fëmijën e tyre të parë në martesë, krahasuar me nëna të tjera që e lindën fëmijën e tyre të parë jashtë martese. Ky studim zbuloi që 35% e nënave të disavantazhuara afro-amerikane që patën një lindje të parë jashtë martese ndodhen poshtë vijës së varfërisë krahasuar me 17% të nënave afro-amerikane që patën një lindje të parë brenda martese. Efekti mbrojtës i martesës është madje më i fortë ndër gratë në rrezik të madh varfërimi përkundër atyre në rrezik të ulët.

Pse ka më tepër të ngjarë që martesa të ndihmojë gratë e varfra dhe fëmijët sesa bashkëjetesa? Çiftet e martuara ndajnë më tepër të ardhura dhe pasuri të tjera, ato marrin më tepër mbështetje nga fisi dhe miqtë gjithashtu marrin më tepër ndihmë nga institucionet qytetare (kishat, magazinat etj). Për këtë punë ekzistojnë dy kushte. Pikë së pari martesa nuk sjell aq shumë përfitime për gratë që kanë një lindje para martese. Së dyti martesa nuk prodhon rritje ekonomike për gratë që divorcohen dhe divorci është më i rëndomtë mes grave me nivel relativisht të ulët arsimor dhe të ardhurash. Kështu gratë, veçanërisht ato të varfra, nuk përfitojnë shumë ekonomikisht nga martesa nëse martesat e tyre nuk janë të qëndrueshme.

12.  Edhe minoritetet përfitojnë ekonomikisht nga martesa.

Përfitimet ekonomike që lidhen me martesën nuk kufizohen te të bardhët. Studimet paraqesin që afro-amerikanët dhe latinot përfitojnë materialisht nga martesa. Studimet zbulojnë rezultatet e martesës në nivel komunitar dhe individual. Në nivelin social, norma e varfërisë për fëmijën me ngjyrë do të ishte pothuajse 20% më e ulët sesa janë tani, nëse proporcioni i fëmijëve me ngjyrë që jetojnë në familje me prindër të martuar nuk do të kishte rënë poshtë nivelit të 1970.

Në nivelin individual, një studim zbuloi që nënat beqare me ngyrë të cilat martohen përjetojnë një ngritje me 81% (krahasuar me rritjen e të ardhurave me 45% për nënat beqare të bardha. I njëjti studim zbuloi që të ardhurat e fëmijëve me ngjyrë ranë me 53% dy vite pas divorcit. Një tjetër studim për gratë e moshuara, tregon që gratë afro-amerikane të martuara gëzojnë të ardhura jashtëzakonisht më të larta, sesa shoqet e tyre të pamartuara, të divorcuara, apo të mbetura vejusha. Si gratë e moshuara me ngyrë ashtu edhe ato hispanike përjetojnë rënie në të ardhurat e familjes dhe asetet pas ndërprerjes martesore, qoftë divorc apo vdekje e bashkëshortit. Edhe njerëzit me ngjyrë që martohen përjetojnë një rritje të ndjeshme në të ardhurat e tyre, rreth 4000$ sipas një vlerësimi. Burrat me ngjyrë përjetojnë rritje më të mëdha në të ardhurat e familjes së tyre sesa burrat e bardhë (rritje me 31% dhe 23% respektivisht) për shkak se gratë me ngjyrë ka më tepër të ngjarë të punojnë krahasuar me gratë e bardha. Së fundmi, edhe afro-amerikanët dhe latinot që janë të martuar gëzojnë nivele ndjeshme më të larta barazie familjare krahasuar me persona të së njëjtës shtresë sociale që nuk janë të martuar.

13. Burrat e martuar fitojnë më tepër para sesa beqarët me të njëjtin arsimim dhe eksperiencë pune.

Një studimi i gjerë, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në vendet e zhvilluara, zbulon që burrat e martuar fitojnë nga 10 deri në 40% më tepër sesa beqarët me të njëjtin arsimim dhe eksperiencë pune. Ndërsa pasojat e përzgjedhjes mund të ndikojnë pjesërisht për të ardhurat nga martesa (meqenëse burrat me punë më stabël dhe rroga më të mira, ka të ngjarë të martohen) studimi i fundit dhe më i sofistikuari, konfirmon që martesa vetë rrit mundësinë që burrat të fitojnë afërsisht nga 21 deri në 24%. Një studim i dy çifteve binjakësh, i cili ishte në gjendje të shpjegonte më me saktësi pasojat e përzgjedhjes, në të njëjtën mënyrë zbuloi një rritje në fitime me 26%.

Përse fitojnë më tepër burrat e martuar? Shkaqet nuk kuptohen plotësisht, por burrat e martuar kanë përkushtim më të madh për punën, pikëpamje më strategjike ndaj kërkimit për punë, rutina personale më të shëndetshme dhe më stabël, (përfshirë gjumin, dietën dhe konsumimin e alkoolit). Një studim zbuloi që burrat e martuar kishte më tepër të ngjarë të linin punën kur kishin një tjetër në dispozicion, më pak të ngjarë ta linin punën pa patur një tjetër në dispozicion, dhe më pak të ngjarë të pushoheshin nga puna krahasuar me burrat e pamartuar. Edhe bashkëshortët përfitonin si nga përpjekja në punë ashtu edhe nga mbështetja emocionale që merrnin nga gratë e tyre. Një studim për burrat gjermanë zbulon që burrat e martuar mund të jenë më pak të kënaqur me fitimet e tyre, gjë e cila mund t’i shtyjë të punojnë më tepër për të marrë paga më të larta.

Të gjitha këto zbulime përputhen me një propozim më të madh të bërë nga Sociologu Stefan Noku që burrat i nënshtrohen një transformimi të rëndësishëm mesatar për sa i përket vetes dhe përgjegjësive të tyre në kalimin nga beqaria në martesë.

14. Divorci i prindërve apo mosmartesa ka një ndikim afatgjatë negativ mbi arritjet arsimore të fëmijëve.

Fëmijët e prindërve të divorcuar apo të pamartuar marrin nota më të ulëta dhe masa të tjera të arritjes akademike, ka më tepër të ngjarë të mbesin prapa, dhe më tepër të ngjarë të përjashtohen nga shkolla. Pasojat e divorcit të prindërve apo të mosmartesës mbi arritjet arsimore të fëmijëve mbeten të rëndësishme edhe pas marrjes në shqyrtim të racës, prejardhjes familjare dhe faktorëve gjenetikë. Një tjetër studim mbarëkombëtar i më shumë se 1000 aloleshentëve që mori në shqyrtim dallimin në arsimimin e prindërve dhe të ardhurat e tyre zbuloi që kishte 60% më pak të ngjarë që adoleshentët të mbaronin shkollën e mesme nëse vinin nga familje me prindër që bashkëjetojnë krahasuar me moshatarët e tyre të cilët vinin nga familje të shëndosha me prindër të martuar. Në të njëjtën mënyrë, fëmijët e kopshtit që jetojnë me prindër që bashkëjetojnë marrin nota më të ulëta në lexim, matematikë, dhe dijen e përgjitshme – qoftë nëse jetojnë me prindërit e tyre biologjikë që bashkëjetojnë ose një prind biologjik dhe në partner bashkëjetues. Dallimet në matematikë dhe dijen e përgjithshme shpjegohen nga dallimet në praktikat e prindërimit dhe depresionit të nënës, por dallimet në aftësinë për të lexuar mbeten, pavarësisht këtyre faktorëve. Adoleshentët që jetojnë në familje stabël me prindër që bashkëjetojnë angazhohen gjithmonë e më pak në shkollë sesa ata në familje stabël me prindër biologjikë të martuar, familjet vetëm me nënën, apo familjet me prindër të martuar ku njeri prej tyre është njerk/njerkë. Ata në familjet vetëm me nënën, e kanë ulur angazhimin krahasuar me ata në familjet stabël me prindër biologjikë të martuar. Të kaluarit në një familje me prindër që bashkëjetojnë ul edhe angazhimin në shkollë, ashtu si kalimi nga një familje me prindër që bashkëjetojnë në një familje me prindër të martuar ku njeri është njerk/njerkë. Në të vërtetë, kalimet familjare në përgjithësi janë lidhur me arritje më të varfra akademike dhe si struktura e familjes ashtu edhe kalimet familjare, kanë ndikim në rezultatet në mësime. Fëmijët, prindërit e të cilëve divorcohen përfundojnë me nivele të ulura ndjeshëm të arsimimit sesa fëmijët të cilët jetojnë në familje vetëm me nënën të krijuara nga vdekja e babait. Fëmijët, prindërit e të cilëve rimartohen, nuk dalin më mirë, mesatarisht, sesa fëmijët të cilët jetojnë me nëna beqare. Ende nuk është e qartë nëse pasojat e strukturës së familjes ndryshojnë sipas racës. Disa studime tregojnë që performanca në shkollë e afro-amerikanëve ndikohet më shumë sesa performanca e të bardhëve me mungesën e babait, ndërsa studime të tjera arrijnë në përfundime të kundërta.

15. Divorci i prindërve redukton shanset që fëmijët të mbarojnë universitetin dhe të arrijnë punë të mira.

Divorci i prindërve ka pasoja afatgjata mbi suksesin socioekonomik të fëmijëve. Ndërsa shumica e fëmijëve me prindër të divorcuar nuk e lënë shkollën e mesme dhe nuk rrinë pa punë, si të rritur, fëmijët e prindërve të divorcuar kanë status të ulët në punë dhe fitime të ulëta dhe kanë shifra më të larta papunësie dhe problemesh ekonomike. Ka më pak të ngjarë që ata të shkojnë dhe ta mbarojnë universitetin, madje më pak të ngjarë të shkojnë dhe të diplomohen në universitete cilësore katërvjeçare pavarësisht preardhjes familjare dhe arritjeve akademike dhe jashtëshkollore. Një arsye për këtë mund të jetë që prindërit e divorcuar japin ndjeshëm më pak para për arsimimin universitar të fëmijëve të tyre, ndërsa prindërit e martuar japin mesatarisht 1.804$ në vit për kostot e universitetit, prindërit e divorcuar (dhe jo të rimartuarit) japin vetëm 502$ dhe prindërit e rimartuar vetëm 500$ – diferenca që qëndrojnë pavarësisht të ardhurave dhe faktorëve të tjerë që ndikojnë. Prindërit e divorcuar mund të kenë raportuar keq kontributin e ish-bashkëshortëve, por megjithë këtë, kontributi i tyre nuk ka të ngjarë të rritet apo t’i afrohet ndopak nivelit të prindërve të martuar.

Shëndeti fizik dhe jetëgjatësia

16. Fëmijët që jetojnë me të dy prindërit e tyre të martuar gëzojnë, mesatarisht, shëndet më të mirë fizik, krahasuar me fëmijët në forma të tjera familjare.

Një studim shumëvjeçar sugjeron që divorci i prindërve dhe bashkëjetesa e tyre rrisin mundësinë për probleme shëndetësore te fëmijët. Për shembull, në një studim periodik të kohëve të fundit probabiliteti që një fëmijë pesëvjeçar me prindër të martuar të ishte në shëndet të plotë ishte 69, krahasuar me probabilitetin  65 për ata fëmijë prindërit e të cilëve u divorcuan, 62 për ata fëmijë, prindërit e të cilëve kanë bashkëjetesë të qëndrueshme dhe 59 për ata fëmijë, prindërit e të cilëve e prishën bashkëjetesën e tyre. Avantazhet shëndetësore të familjeve me prindër të martuar qëndrojnë edhe pasi u morr në shqyrtim statusi socioekonomik. Madje në Suedi, një vend me mirëqenie të lartë sociale dhe një sistem mbarëkombëtar kujdesi shëndetësor, fëmijët që rriten jashtë një familjeje të shëndoshë ka shumë më tepër të ngjarë të vuajnë nga disavantazhe të rënda. Në studim i fundit në tërë popullatën e Suedisë për fëmijët zbuloi që djemtë që ishin rritur në familje me një prind të vetëm kishte më tepër se 50% të ngjarë të vdisnin nga në sërë shkaqesh – p.sh. vetëvrasje, aksidente, apo varësia – krahasuar me djemtë që ishin rritur në familje me të dy prindërit. Për më tepër, edhe pas marrjes në shqyrtim të statusit socioekonomik dhe shëndetit psikologjik të prindërve, djemtë dhe vajzat suedeze në familjet me një prind të vetëm kishte më tepër se dyfish të ngjarë sesa fëmijët në familje me dy prindër të vuanin nga sëmundje psikiatrike, tentativa për vetëvrasje, alkolizmi dhe abuzimi me drogat; kishte gjithashtu më tepër të ngjarë të përjetonin lëndime trafiku, rënie dhe helmime krahasuar me shokët e tyre në familje me dy prindër. Pasojat shëndetësore të strukturës së familjes prekin edhe moshën e rritur. Një studim që ndoqi për 70 vjetë një kampion të fëmijëve të shtresës së mesme me dhunti akademike, zbuloi që divorci prindëror reduktonte jetëgjatësinë e fëmijës me 4 vjet, madje edhe pas marrjes në shqyrtim të statusit shëndetësor të fëmijës dhe prejardhjes së familjes si dhe karakteristikave të personalitetit të tilla si të qenët impulsiv dhe paqëndrueshmëria emocionale. Në tjetër analizë zbuloi që burrat dyzetëvjeçarë, prindërit e të cilëve u divorcuan, kishte tri herë më tepër të ngjarë të vdisnin brenda dyzetë viteve pasuese krahasuar me burrat dyzetëvjeçarë, prindërit e të cilëve qëndruan të martuar. “Na rezulton – përfundojnë studiuesit – që divorci prindëror nis një zinxhir ngjarjesh negative të cilat çojnë në rrezik më të lartë vdekjeje mes individëve nga familje të divorcuara”.

17. Martesa prindërore lidhet me një rrezik tepër të ulët të vdekjes foshnjore.

Foshnjat e lindura nga prindër të martuar kanë shifra më të ulëta të vdekjes foshnjore. Mesatarisht, të paturit e një nëne të pamartuar lidhet me një rritje afërsisht 50% të rrezikut për vdekje foshnjore. Ndërsa statusi i prindit të martuar parasheh vdekje foshnjore edhe të njerëzit me ngjyrë edhe te të bardhët, rreziku që vjen si pasojë e statusit martesor të nënës është më i madhi ndër njerëzit më të avantazhuar: nënat e bardha mbi moshën 20 vjeçare.

Shkaku i kësaj marrëdhënieje mes statusit martesor dhe vdekjes foshnjore nuk njihet mirë. Ka shumë pasoja përzgjedhjeje të përfshira: nënat e pamartuara ka më tepër të ngjarë të jenë të reja, me ngjyrë, më pak të arsimuara dhe më të varfra sesa nënat e martuara. Por edhe pas marrjes në shqyrtim të moshës, racës dhe arsimimit, fëmijët e lindur nga nëna të pamartuara përgjithësisht kanë shifra më të larta të vdekjes foshnjore. Ndërsa nënat e pamartuara ka gjithashtu më pak të ngjarë të marrin kujdes të hershëm para lindjes, shifrat e vdekjes foshnjore në këto raste janë më të larta, jo vetëm në periudhën menjëherë pas lindjes, por edhe gjatë foshnjërisë dhe madje fëmijërisë së hershme. Fëmijët e lindur nga nëna të pamartuara kanë një numër më të madh lëndimesh fatale të qëllimshme dhe të paqëllimshme. Dallimet e mëdha në vdekjen foshnjore mes grave të martuara që vendosin emrin e babait në çertifikatën e lindjes dhe si gratë e martuara dhe të pamartuara që nuk e bëjnë këtë gjë, krahasuar me dallimin më të vogël (por të rëndësishëm) mes grave të martuara dhe të pamartuara që vendosin emrin e babait në çertifikatën e lindjes, sugjeron që përfshirja e prindit mund të jetë një faktor kyç në shmangien e vdekjes foshnjore dhe në shpjegimin e avantazhit martesor. Statusi martesor mbetet një parashikues i fuqishëm i vdekjes foshnjore madje edhe në vende me sisteme të kombëtarizuara të kujdesit shëndetësor dhe mbështetje të fortë për nënat beqare.

18. Martesa lidhet me shifra të reduktuara të abuzimit me substancat dhe alkoolin si për të rritur ashtu edhe për adoleshentë.

Gratë dhe burrat e martuar kanë shifra më të ulëta të konsumimit të alkoolit dhe abuzimit me të sesa beqarët (përfshirë ata që bashkëjetojnë). Studimet perdiodike konfirmojnë që personat në fillim të moshës së rritur, veçanërisht burrat, të cilët martohen, priren t’i reduktojnë shifrat e tyre të konsumimit të alkoolit dhe të përdorimit të drogës së jashtëligjshme. Fëmijët, prindërit e të cilëve martohen dhe qëndrojnë të martuar gjithashtu kanë shifra më të ulëta të abuzimit me substancat madje edhe pas marrjes në shqyrtim të prejardhjes familjare dhe tipareve gjenetike të prindërve. Dyfishi i adoleshentëve në familjet me nënë beqare dhe familje me njerk/njerkë, kishin provuar marjuanën (dhe adoleshentët e hershëm që jetojnë me baballarë beqarë kishin tri herë më shumë të ngjarë). Adoleshentët e hershëm prindërit e të cilëve qëndruan të martuar ka gjithashtu më pak të ngjarë të eksperimentojnë me duhanin apo alkoolin. Të dhënat nga National Household Survey on Drug Abuse (Sondazhi Kombëtar për Familjen mbi Përdormin e Drogës) tregojnë që, edhe pas marrjes në shqyrtim të moshës, racës, gjinisë dhe të ardhurave e familjes, adoleshentët që jetojnë me të dy prindërit biologjikë ka ndjeshëm më pak të ngjarë të përdorin drogë të ndaluar, alkool dhe duhan.

Si lidhet ndarja familjare me përdorimin e drogës nga adoleshenti? Shumë rrugë ndoshta janë të përfshira, përfshirë stresin e rritur familjar, monitorimin e reduktuar nga ana e prindërve, dhe lidhjes së dobësuar me prindërit, veçanërisht me baballarët.

19. Personat e martuar, veçanërisht burrat e martuar, jetojnë më gjatë se beqarët.

Personat e martuar jetojnë me gjatë se persona të tjerë që janë beqarë apo të divorcuar. Bashkëshortët si dhe bashkëshortet jetojnë mesatarisht më gjatë, pavarësisht racës, të ardhurave dhe prejardhjes familjare. Në shumicën e vendeve të zhvilluara, burrat beqarë, të divorcuar dhe të mbetur të ve të moshës së mesme ka rreth dy herë më tepër të ngjarë të vdesin si burra të martuar, dhe gratë e pamartuara hasin rreziqe rreth 1.5 herë më të mëdha sesa ato që hasin gratë e martuara. Këto dallime nga statusi martesor kanë ekzistuar gjatë gjithë kohës dhe dallimet mes individëve të martuar dhe të vejushëve mund madje të jenë intesifikuar në vitet e fundit.

Një studimi i fundit argumeton që nuk janë masat e rrepta të statusit martesor, historive martesore parashikues të vdekjes, por lidhjet e statusit martesor, ndodhitë, kalimet dhe kohëzgjatja . Në të vërtetë, statusi martesor ishte treguesi më pak i fortë për jetë më të gjatë dhe akumulimi i kohëzgjatjes së martesës treguesi më i fortë. Megjithatë, secili nga këta faktorë të martesës ishte i rëndësishëm në parashikimin e mbijetesës. Ndikimi i martesës mbi jetëgjatësinë fillon në fillim të moshës së rritur dhe rritet gjatë jetës ndërsa individët qëndrojnë, dalin dhe hyjnë përsëri në marrëdhënie martesore. Kështu, madje edhe për të rriturit, stabiliteti i jetës martesore gjatë jetës luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit të të rriturve.

20. Martesa lidhet me shëndet më të mirë dhe shifra më të ulëta të lëndimit, sëmundjeve dhe kufizimit të aftësive si për burra ashtu edhe për gra.

Si burrat ashtu edhe gratë gëzojnë mesatarisht shëndet më të mirë sesa individët e divorcuar, ata që bashkëjetojnë dhe beqarët. Pasojat e përzgjedhjes në lidhje me divorcin dhe rimartesën mund të shpjegojnë pjesërisht këtë diferencial, edhe pse studimet nuk kanë zbuluar një model të qëndrueshëm të një përzgjedhjeje të tillë. Personat e martuar i kalojnë më mirë sëmundjet, monitorojnë shëndetin e njëri-tjetrit, kanë pasuri dhe të ardhura më të larta, dhe bëjnë të tyren një mënyrë jetese më të shëndetshme sesa beqarët. Për shembull, një studim i fundit zbulon që burrat e martuar kanë nivele më të larta të serumit karotenoid sesa të pamartuarit, të divorcuarit, vejushët dhe gratë e martuara kanë nivele më të larta të të njëjtit serum sesa vejushat, gjë që sugjeron që martesa promovon dieta më të pasura në fruta dhe perime.

Një studim i fundit për rezultatet shëndetësore të martesës që rrjedh nga 9.333 të pyetur nga Health and Retirement Survey of Americans (Sondazhi i Pensionit dhe Shëndetit për amerikanë) nga mosha 51 deri në moshën 61 krahasoi rastet e sëmundjeve të mëdha si dhe mosaftësinë funksionale, në individë të martuar, që bashkëjetojnë, të divorcuar, vejushët dhe që nuk janë martuar ndonjëherë. “Pa përjashtim, – raportojnë autorët, – personat e martuar kanë shifrat më të ulëta të kapjes nga sëmundjet për secilën nga sëmundjet, përkeqësim, probleme funksionale dhe kufizim aftësish. Dallimet e statusit martesor në kufizimin e aftësive mbetën “dramatike” edhe pas shqyrtimit të moshës, gjinisë dhe racës/kombësisë. Një tjetër studim nga qendrat e financuara me fonde federale për Mbajtjen nën Kontroll të Sëmundjes zbuloi që të rriturit e martuar kishte më pak të ngjarë të kishin shëndet të keq, të kishin kufizime në veprimtari, të kishin dhimbje koke, të vuanin stres të rëndë psikologjik, të pinin duhan, dhe të kishin probleme me pijen, krahasur me të rriturit që bashkëjetojnë, që janë divorcuar dhe ata të mbetuar të ve.

Megjithatë, studimet paraqesin gjithashtu që rezultate shëndetësore të martesës ndryshojnë nga cilësia e martesës, veçanërisht për gratë. Një kërkim studimor nga psikologia Janice Kiecolt-Glaser dhe koleget e saj tregon që shëndeti i grave ka veçanërisht të ngjarë të vuajë kur ato ndodhen në marrëdhënie me cilësi të dobët, dhe të lulëzojë kur ato ndodhen në marrëdhënie me cilësi të lartë. Për shembull, sjellje negative martesore (p.sh. kritikat, poshtërimet, sarkazmat) lidhen me nivele të rritura të hormoneve të stresit (epineferina, ACTH dhe norepinefrina), me presion me të lartë të gjakut, dhe me rënie në funksionimin imunitar. Kështu, veçanërisht për gratë, cilësia martesore, jo thjesht statusi martesor, lidhet fort me rezultate më të mira shëndetësore. Për më tepër, ka një pasojë negative nga cilësia e dobët martesore mbi shëndetin e vetëvlerësuar, që rritet me moshën, dhe të mbeturit gjatë në një martesë me cilësi të dobët mund të jetë realisht më keq për shëndetin sesa divorci. Cilësia e ulët martesore është parë si një nga arsyet pse nënat beqare që martohen nuk vjelin të mirat martesore që vjelin gratë pa fëmijë që martohen. Konflikti martesor lidhet me përkeqësimin funksional mes të rriturve të moshës së mesme dhe më të mëdhenj.

Ashtu si me studimet e martesës dhe vdekshmërinë, statusi martesor mund të mos matë mjaftueshëm ndikimin e historisë martesore mbi shëndetin fizik. Si për burrat ashtu edhe për gratë, kohëzgjatja e martesës lidhet me shifra më të ulëta të sëmundjeve. Për gratë, martesa e hershme (në moshën 18 vjeçare ose para saj) dhe numri i kalimeve në divorc parasheh rezultate më të ulëta shëndetësore; për burrat, kohëzgjatja e divorcit dhe kalimet në vejushëri janë të rëndësishme. Por këtu, sërish, studimet paraqesin që një martesë jetëgjatë dhe stabël tipikisht u bën mirë për shëndetin burrave dhe grave.

Pavarësisht avantazheve të shëndetit të përgjithshëm për individët e martuar, kalimi në martesë lidhet me të paktën në disavantazh: shtim në peshë. Në një studim të fundit, studiuesit zbuluan që të martuarit kishin pikë BMI 1.129 njësi më lart, mesatarisht, se ata që mbetën të pamartuar tri vite më vonë – barazvlera e shtimit me 3.6 kg për një person të gjatë 1.77 cm dhe që peshon 77 kg. Si burrat ashtu edhe gratë që martohen ka më tepër se dy herë më tepër të ngjarë të bëhen obezë sesa ata që janë në një marrëdhënie romantike jo bashkëjetese. Këtu, të rriturit që martohen ndoshta ndiejnë më pak presionin për të qëndruar në formë për të tërhequr apo mbajtur një partner, krahasuar me shokët e tyre të pamartuar.

21. Martesa lidhet me shëndet më të mirë mes minoriteteve dhe të varfërve.

Një raport i kohëve të fundit nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve tregon që afro-amerikanët, latinot dhe të rriturit me të ardhura të ulëta gëzojnë të mira nga martesa. Të rriturit afro-amerikanë dhe latino, që janë të martuar ka më pak të ngjarë të kenë shëndet të keq, të kenë kufizime në veprimtari, të pinë duhan, të kenë probleme me pijen dhe të vuajnë nga stres i rëndë psikologjik, krahasuar me të rritur të cilët janë të ve, të divorcuar, që bashkëjetojnë dhe ata që nuk janë martuar kurrë të cilët janë afro-amerikanë apo latinë. Të rriturit e martuar që janë të varfër kishte më pak të ngjarë të ishin me shëndet të keq, të kishin kufizime në veprimtari, të pinin duhan, të kishin probleme me pijen, apo të vuanin nga stres i rëndë psikologjik, krahasuar me të rritur të ve, të divorcuar dhe që bashkëjetojnë. (Megjithatë, ata nuk bëjnë në të gjitha rastet më mirë se të rriturit që nuk janë martuar kurrë). Megjithatë, martesa mund të rrisë gjithashtu rrezikun për obezitet për gratë afro-amerikane.

Martesa ka pasojë edhe për shëndetin e fëmijës. Studimet tregojnë që foshnjat latino dhe afro-amerikane ka ndjeshëm më tepër të ngjarë të vdesin pikërisht në lindje ose rreth lindjes, të vuajnë nga një peshë e vogël në lindje, apo të lindin para kohe nëse lindin jashtë martese. Kërkime të tjera duhet të kryhen mbi pasojat shëndetësore të martesës për popullatat minoritare dhe me të ardhura të pakta për të konfirmuar dhe çuar më tej këto zbulime.

Shëndeti mendor dhe mirëqenia emocionale

22. Fëmijët prindërit e të cilëve divorcohen kanë shifra më të larta të stresit psikologjik dhe sëmundjes mendore.

Në katër dekadat e fundit, një kërkim i gjerë mbi divorcin tregon përgjithësisht që divorci shpesh u shkakton fëmijëve stres të madh psikologjik dhe dyfishon rrezikun që ata të përjetojnë probleme të rënda psikologjike më vonë në jetë. Fëmijët me prindër të divorcuar janë nën një rrezik më të lartë për depresion dhe të tjera sëmundje mendore gjatë jetës së tyre, pjesërisht për shkak të arritjes së tyre të reduktuar arsimore, një rreziku të rritur për divorc, probleme martesore, dhe vështirësi ekonomike. Një studim 25 vjeçar nga psikologia Judit Uallerstein dhe koleget e saj, zbuloi që pasojat e divorcit te fëmijët rriteshin gradualisht ndërsa ata hynin në moshën e rritur. Marrëdhënia e tyre me seksin e kundërt shpesh dëmtohej nga frikëra të sëmura për tradhëti dhe braktisje dhe shumë ankoheshin që kurrë nuk kishin parë një burrë apo një grua në një marrëdhënie të lumtur dhe vinin në dyshim arritjen e një marrëdhënieje të tillë. Në të vërtetë, rritja e kohëve të fundit e bashkëjetesës, vjen pjesërisht nga humbja e besimit që shumë fëmijë me prindër të divorcuar kanë në martesë. Duke dëshmuar nga afër divorcin, shumë njerëz në fillim të moshës së rritur kanë frikë se nuk do të arrijnë një dashuri jetëgjatë dhe ndjehen të çalë në kërkimin e tyre për dashuri dhe martesë nga mungesa e modeleve për një marrëdhënie të lumtur mes burrit dhe gruas, nga mungesa e dijes për mënyrën si zgjidhen dallimet, dhe pritja për tradhëti dhe braktisje nga personi i dashur, bashkëshorti apo bashkëshortja. Si rrjedhim, ata bashkëjetojnë, krijojnë lidhje romantike, apo shesin trupin në vend që të martohen.

Që nga koha kur Uallersteini botoi librin e saj: “Shanset e DytaBurrat, Gratë dhe Fëmijët një Dekadë pas Divorcit”, i cili paraqiste që divorci lidhej me frikën e braktisjes, pagjumësinë, të bërit më agresiv, dhe ankthin kronik mes fëmijëve me prindër të divorcuar, një kërkim i gjerë mbi divorcin është kryer, i cili tregon përgjithësisht që divorci shpesh u shkakton fëmijëve stres të madh emocional dhe dyfishon rrezikun që ata të përjetojnë probleme të rënda psikologjike më vonë në jetë. Fëmijët me prindër të divorcuar, janë nën një rrezik më të lartë për depresion dhe të tjera sëmundje mendore gjatë jetës së tyre, pjesërisht për shkak të arritjes së reduktuar arsimore, rrezikut të rritur për divorc, problemeve martesore dhe vështirësive ekonomike.

Momenti kohor i ndarjes mund të jetë i rëndësishëm. Paqëndrueshmëria familjare para fundit të moshës së kopshtit, (qoftë divorc, apo një tjetër lloj i ndarjes së prindërve) por jo nga klasa e parë deri në të katërtën, rrit probleme të dukshme në sjellje dhe ul besimin te shokët mes fëmijëve të klasës së pestë.

Ka fakte të ndryshme për sa i përket mundësisë që këto shifra më të larta të stresit psikologjik vijnë si shkak i divorcit prindëror apo nga disa faktorë gjenetikë. Studime nga dy vende – Australia dhe Virxhinia – të kryera nga i njëjti grup kërkimor japin rezultate shumë të ndryshme. Dy nga këto studime gjurmuan binjakë identikë dhe jo indentikë në Australi të cilët u martuan dhe patën fëmijë. Disa nga këta binjakë kaluan në divorc. Duke krahasuar fëmijët me prindër të divorcuar me fëmijët nga familje të shëndosha në këtë kampion, kërkuesit ishin në gjendje të përcaktonin rolin që faktorët gjenetikë luajtën në krijimin e problemeve psikologjike mes fëmijëve me prindër të divorcuar. Në mënyrë specifike, këto studime zbuluan që fëmijët me prindër të divorcuar kishte ndjeshëm më tepër të ngjarë të vuanin nga depresioni, abuzimi me alkoolin dhe drogën, keqbërja dhe mendimet për të vrarë veten. Sipas fjalëve të vetë kërkuesve: “Rezultatet e modelimit, treguan që divorci prindëror lidhej me psikopatologjinë e fëmijës në fillim të moshës së rritur edhe pas marrjes në shqyrtim të faktorëve mjedisor të përbashkët dhe gjenetikë të lidhura me prindin binjak. Megjithatë, në një studim me model të ngjashëm të Virxhinias, kërkuesit zbuluan që pasojat e dukshme të divorcit prindëror mbi problemet emocionale mund tu atribuoheshin dallimeve gjenetike mes prindërve që u divorcuan madje ashtu si gjenetika nuk e shpjegoi lidhjen mes divorcit prindëror dhe problemeve me alkolin. Kërkuesit vërejnë që dallimet ndërkulturore, dallimet në matje, apo dallimet në kampione mund të shpjegojnë këtë mospërputhje.

Ka evidenca shtesë që pasojat psikologjike të divorcit ndryshojnë në varësi të nivelit të konfliktit mes prindërve para divorcit. Kur konflikti martesor është i lartë dhe i vazhdueshëm, fëmijët përfitojnë psikologjikisht nga divorci. Kur konflikti martesor është i ulët, fëmijët vuajnë psikologjikisht nga divorci. Fatkeqësisht, rreth 2/3 e divorceve ndodhin mes bashkëshortëve që kanë konflikt të ulët.

23. Bashkëjetesa lidhet me nivele më të larta të problemeve psikologjike mes fëmijëve.

Studimet zbulojnë që fëmijët në familje ku prindërit bashkëjetojnë ka ndjeshëm më tepër të ngjarë të përjetojnë depresion, vështirësi për të fjetur, mungesë vlerësimi për veten, paqëndrueshmëri dhe tension krahasuar me fëmijët në familjet e shëndosha me prindër të martuar. Për shembull, një studim mbarëkombëtar, për fëmijët nga 6 deri në 11 vjeç zbuloi që 15.7% e fëmijëve në familje me prindër që bashkëjetojnë, përjetonin probleme të rënda emocionale (p.sh. depresion, ndjenja inferioriteti, etj), krahasuar me 3.5% të fëmijëve në familje me prindër të martuar biologjikë apo adoptues.

Fëmijët e kopshtit në familje ku njerku/njerka bashkëjeton me prindin tjetër, raportojnë më tepër trishtim dhe vetmi sesa ata që jetojnë me prindërit e tyre biologjikë të martuar. Ata që bashkëjetojnë me prindërit e tyre biologjikë nuk ndryshojnë nga ata që jetojnë me prindërit e tyre të martuar. Megjithatë, të dyja tipet e familjeve ku prindërit bashkëjetojnë, lidhen me nivele të ulëta të vetëkontrollit mes fëmijëve të kopshtit. Adoleshentët në familje ku njerku/njerka bashkëjeton me prindin tjetër, përjetojnë rritje në depresion më tepër sesa shokët e tyre në familje stabël me prindër biologjikë dhe kalimi nga një familje ku njerku/njerka bashkëjeton me prindin tjetër në një familje ku njerku/njerka është i/e martuar me prindin tjetër gjithashtu rrit depresionin mes adoleshentëve.

Pasojat e bashkëjetesës mund të kushtëzojnë institucionalizimin e saj social. Për shembull, fëmijët e lindur nga nëna latino në vende ku bashkëjetesa është më dominante dhe më e pranuar shfaqin më pak probleme të dukshme në sjellje, sesa ata të lindur në vende ku bashkëjetesa është më pak e institucionalizuar. Por, të paktën në Shtetet e Bashkuara, bashkëjetesa përbën rrezik për shëndetin mendor të fëmijëve.

24. Prishja e familjes rrit ndjeshëm rrezikun për vetëvrasje.

Shifrat e larta për ndarjen e familjes lidhen me një rrezik të rritur për vetëvrasje si mes të rriturve ashtu edhe të adoleshentëve. Burrat dhe gratë e divorcuara ka më tepër se dy herë të ngjarë se të martuarit të tentojnë vetëvrasjen. Individët e martuar kishte ndjeshëm më pak të ngjarë të kryenin vetëvrasje sesa individët e divorcuar, të mbetur të ve, apo që nuk u martuan ndonjëherë. Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, shifrat e vetëvrasjes mes adoleshentëve dhe atyre në fillim të moshës së rritur është trefishuar. “Ndryshorja shpjeguese më e rëndësishme – e vetme, sipas një studimi të ri – është që një pjesë më e madhe të rinjsh jetojnë në një shtëpi me një prind të divorcuar”. Pasojat, vërejnë kërkuesit, “janë të mëdha dhe shpjegojnë 2/3 e rritjes së vetëvrasjes së të rinjve gjatë kohës. Një tjetër studim paraqet që nëse struktura familjare do të qëndronte siç ishte në vitin 1970, 179,000 fëmijë më pak çdo vit do të mendonin vetëvrasjen dhe 71,000 fëmijë më pak do të tentonin vetëvrasjen.

25. Nënat e martuara kanë shifra më të ulëta të depresionit sesa nënat beqare apo nënat që bashkëjetojnë.

Mungesa e martesës përbën një rrezik të rëndë për depresionin e nënës. Nënat e martuara kanë shifra më të ulëta të depresionit sesa nënat beqare apo nënat që bashkëjetojnë. Nënat që bashkëjetojnë ka më tepër të ngjarë të kalojnë në depresion për shkak se ato kanë shumë më pak besim se marrëdhënia e tyre do të zgjasë, krahasuar me nënat e martuara. Nënat e martuara përjetojnë më tepër mbështetje nga babai i fëmijës/fëmijëve të tyre. Nënat beqare ka më tepër të ngjarë të kalojnë në depresion nga barrat e rënda që lidhen me të prindëruarit vetëm. Një studim i 2,300 të rriturve në zonat urbane zbuloi që, mes prindërve të fëmijëve parashkollorë, rreziku i depresionit ishte ndjeshëm më i madh për nënat e pamartuara sesa nënat e martuara. Nënat beqare që martohen (dhe qëndrojnë të martuara) për më tepër, marrin të njëjta të mira të shëndetit mendor ashtu si gratë pa fëmijë që martohen. Martesa mbron edhe nënat në fund të adoleshencës nga rreziku i depresionit. Në një kampion mbarëkombëtar me nëna 18 dhe 19 vjeçare, 41% e nënave beqare të bardha pas fëmijës së tyre të parë, raportuan nivele të larta të shenjave të depresionit, krahasuar me 28% të nënave të bardha adoleshente të martuara në këtë grupmoshë.

Studime periodike që gjurmuan persona në fillim të moshës së rritur ndërsa martoheshin, divorcoheshin dhe mbetnin beqarë tregojnë që martesa rrit mirëqënien emocionale dhe mendore si për burrat edhe për gratë. Ne fokusohemi te depresioni nënor për shkak se ai përbën edhe një problem të rëndë të shëndetit mendor për gratë edhe një rrezik të rëndë për fëmijët. Gratë beqare jo vetëm ka më tepër të ngjarë të kalojnë në depresion, por edhe pasojat e depresionit nënor për mirëqënien e fëmijës janë më të mëdha në familjet me një prind të vetëm, ndoshta për shkak se prindi pa partner ka më pak mbështetje dhe për shkak se fëmijët në familjet e prishura kanë më pak kontakt me prindin tjetër të tyre (jodepresiv).

Një studim zbuloi që nënat beqare të cilat nuk janë më në marrëdhënie romantike (të ndonjë lloji) me babanë e fëmijës së tyre një vit pas lindjes shfaqin shumicën e problemeve të tyre mendore, por madje edhe ato të cilat bashkëjetojnë me babanë apo ato në një marrëdhënie romantike, jo bashkëjetese me babanë, kanë më tepër probleme të shëndetit mendor sesa nënat e martuara. Në këtë studim, rreth 29% e nënave të cilat nuk ishin më në një marrëdhënie romantike me babanë e fëmijës së tyre, raportojnë të paktën një problem të shëndetit mendor, krahasuar me 24% të atyre në një marrëdhënie romantike jo bashkëjetese, 23% të atyre në një marrëdhënie bashkëjetese dhe 16% të atyre që ishin të martuara. Këto diferenca mbetën edhe pas marrjes në shqyrtim të karakteristikave përkatëse të prejardhjes.

Krimi dhe dhuna në familje

26. Djemtë e rritur në një familje jo të shëndoshë, ka më tepër të ngjarë të angazhohen në një sjellje kriminale dhe keqbërjeje.

Madje edhe pas marrjes në shqyrtim të faktorëve të tillë si raca, arsimi i nënës, cilësia e lagjes, dhe aftësia konjitive, një studim i kohëve të fundit zbuloi që djemtë e rritur në familje me një prind të vetëm ka rreth dy herë më tepër të ngjarë (dhe djemtë e rritur në familje me njerk/njerkë ka më tepër se 2.5 herë më tepër të ngjarë) të kenë kryer një krim që çon në burgim nga koha kur arrijnë të tridhjetat. (Studimi zbuloi që pak më tepër se 7% e djemve ishin burgosur në një moment mes moshave 15 dhe 30 vjeçare).

Adoleshentët si në familjet me një prind ashtu dhe në familjet me prind të rimartuar, shfaqin sjellje më të shtrembëra dhe kryejnë më tepër vepra keqbërieje sesa adoleshentët, prindërit e të cilëve qëndruan të martuar. Adoleshentët në familjet me një prind të vetëm janë mesatarisht më pak të lidhur me prindin e tyre dhe më shumë të lidhur me grupin e shokëve të tyre. Të kombinuara me nivele më të ulëta të mbikqyrjes prindërore, këto qëndrime përgatisin skenën për sjellje keqbërieje. Megjithatë, disa kërkime tregojnë që lidhja mes të paturit një prind të vetëm dhe keqbëries nuk qëndron për fëmijët afro-amerikanë.

Kërkimet mbi familjet ku prindërit bashkëjetojnë dhe keqbëries dhe krimit të të rinjve janë ende në fillimet e veta. Megjithatë, studimet tregojnë që adoleshentët në familje ku prindërit bashkëjetojnë ka më tepër të ngjarë që të angazhohen në sjellje keqbërieje, të kopiojnë dhe të përjashtohen nga shkolla. Për më tepër, adoleshentët e bardhë dhe ata latino në familje ku prindërit bashkëjetojnë, kishte më tepër të ngjarë të kenë sjellje problematike sesa adoleshentët që jetojnë në familje të shëndosha me prindër të martuar dhe adoleshentët që jetojnë në familje vetëm me nënën. Një arsye që adoleshentët në familjet ku prindërit bashkëjetojnë bëjnë më keq se adoleshentët që jetojnë në familje me një prind të vetëm është që familjet ku prindërit bashkëjetojnë zakonisht udhëhiqen nga nëna e tyre dhe një mashkull pa lidhje gjaku. Të tillë dashnorë ka më tepër të ngjarë të jenë abuzivë sesa babai i martuar, dhe ata ka gjithashtu më tepër të ngjarë të konkurojnë me fëmijën për vëmendjen e nënës.

Kalimet brenda dhe jashtë familjes lidhen gjithashtu me rritje të keqbëries mes adoleshentëve. Në mënyrë specifike, të kaluarit nga familje me dy prindër biologjikë te një familje vetëm me nënën, dhe të kaluarit nga një familje vetëm me nënën, te një familje ku njerku/njerka bashkëjeton ose është i/e martuar me partnerin tjetër, shoqërohet me një rritje në keqbërie te adoleshentët. Megjithatë, të kaluarit te një familje vetëm me nënën nga një familje ku njerku/njerka bashkëjeton ose është i/e martuar me partnerin tjetër, nuk duket se ka ndikim dhe as të kaluarit nga një familje ku njerku/njerka bashkëjeton me partnerin tjetër në një familje ku njerku/njerka është martuar me partnerin tjetër. Me fjalë të tjera, fëmijët që kalojnë jashtë një familjeje të shëndoshë dhe stabël me prindër të martuar ka më tepër të ngjarë të angazhohen në sjellje keqbërjeje.

27. Martesa redukton rrezikun që adoleshentët të bëhen ose kriminelë ose viktima të krimit.

Mbi të gjitha, gratë beqare dhe të divorcuara ka katër herë më tepër të ngjarë të bëhen viktima të krimit të dhunshëm çdo vit sesa gratë e martuara. Gratë e divorcuara dhe beqare ka pothuajse dhjetë herë më tepër të ngjarë se bashkëshortet të përdhunohen, dhe rreth tri herë më tepër të ngjarë të bëhen viktima të ndonjë sulmi të rëndë. Për shembull, Departamenti Amerikan i Drejtësisë vlerëson që norma e viktimizimit të dhunshëm ishte 17 për 1000 gra të martuara krahasuar me më shumë se 60 për 1000 gra të divorcuara dhe beqare në vitet 1992 dhe 1993. Po kështu, krahasuar me bashkëshortët, burrat e pamartuar ka rreth katër herë më tepër të ngjarë të bëhen viktima të krimit të dhunshëm.

Martesa luan gjithashtu një rol vendimtar në reduktimin e kriminalitetit të meshkujve. Një studim i 500 kriminelëve të rinj zbuloi që ata që janë të martuar dhe gëzonin martesa me cilësi të lartë, e reduktonin normën e tyre të shkeljes me 2/3 krahasuar me kriminelët që nuk ishin të martuar apo që nuk kishin martesa të mira. Kërkimet nga sociologu Robert Sampson tregojnë që numri i vrasjeve dhe plaçkitjeve në zonat urbane në Amerikë lidhet fort me shëndetin e martesave në komunitetet urbane. Në mënyrë specifike, ai zbuloi që normat e larta të prishjes familjare dhe normat e ulëta të martesave shoqëroheshin me norma të larta vrasjesh dhe plaçkitjesh mes afro-amerikanëve dhe të rriturve të bardhë dhe të rinjve. Me fjalët e tij, “Struktura familjare është një nga parashikuesit më të fortë, në mos më i forti, i rritjes apo uljes së dhunës urbane, në qytete në Shtetet e Bashkuara. Një tjetër studim i kohëve të fundit, del në një përfundim të ngjashëm, duke pretenduar që dallimi në strukturën familjare mes të bardhëve dhe të zinjve është një nga shpjegimet më të besueshme për hendekun e vrasjeve mes të bardhëve dhe të zinjve. Martesa redukton gjithashtu kriminalitetin në Holandë, duke treguar që rezultatet e martesës nuk janë vetëm për kontekstin amerikan. Të tjera kërkime tregojnë që rënia në numrin e martesave te burrat e varfër dhe të klasës punëtore, në vitet 1970 i çoi shifrat e krimit dukshëm më lart në atë dekadë. Arsyeja? Burrat e martuar kalojnë më tepër kohë me gratë e tyre, të cilat dekurajojnë sjelljen kriminale dhe më pak kohë me shokët, të cilët nuk veprojnë kështu. Disa nga kërkimet më rigoroze mbi marrëdhënien shkakore mes martesës dhe krimit zbulon që martesa redukton me rreth 35% shanset që një burrë të kryejë krim.

28. Gratë e martuara kanë një rrezik më të vogël për të përjetuar dhunë familjare sesa gratë që bashkëjetojnë apo që janë në marrëdhënie romantike.

Dhuna në familje mbetet një problem serioz si brenda ashtu edhe jashtë martesës.

Ndërsa gratë e reja duhet të kuptojnë që martesa nuk është një strategji e mirë për të reformuar burrat e dhunshëm, disa kërkime të gjera tregojnë që të qenët i pamartuar dhe veçanërisht të jetuarit me një burrë jashtë martesës shoqërohet me një rrezik të rritur të abuzimit në familje. Një analizë e Sondazhit Kombëtar të Familjeve zbuloi që ata që bashkëjetojnë kishte mbi tri herë më tepër të ngjarë se bashkëshortët/bashkëshortet të pohonin që grindjet bëheshin fizike gjatë vitit të fundit (13% e atyre që bashkëjetonin kundrejt 4% të bashkëshortëve). Edhe pas marrjes në shqyrtim të racës, moshës, dhe arsimit, njerëzit që jetonin bashkë ka ende më tepër të ngjarë se njerëzit e martuar të raportonin grindje të dhunshme. Në të njëjtën mënyrë nënat me foshnja raportojnë raste më të shumta të dhunës nga partneri kur ato ose bashkëjetojnë ose janë në një marrëdhënie romantike jo bashkëjetese. Megjithatë gjatë fillimit të moshës së rritur, kur martesa ka më pak norma dhe marrëdhënia romantike po ashtu, nuk ka dallime në dhunën në marrëdhënie mes të martuarve dhe atyre në lidhje romantike. Po kështu, dallimi mes të martuarve dhe atyre që bashkëjetojnë qëndron edhe për gratë në fillim të moshës së rritur. Në tjetër studim për dhunën në familje tek afro-amerikanët zbuloi që gratë afro-amerikane kishte më tepër të ngjarë të bëheshin viktima të dhunës nëse jetonin në lagje me shifra të larta të çifteve që bashkëjetonin. Mbi të gjitha, ashtu si e përmbledh një studiues kërkimin e vet përkatës “Pavarësisht metodologjisë, studimet nxjerrin rezultate të ngjashme: ata që bashkëjetojnë angazhohen në më tepër dhunë se bashkëshortët.”

Pasojat e përzgjedhjes luajnë një rol të fuqishëm. Gratë ka më pak të ngjarë të martohen me burra të dhunshëm dhe më tepër të ngjarë të divorcohen prej tyre. Kështu, një arsye që gratë në marrëdhënie bashkëjetese ka më tepër të ngjarë të kenë një partner të dhunshëm është që gratë që bashkëjetojnë në marrëdhënie jo të dhunshme ka më tepër të ngjarë të kalojnë në martesë, ndërsa gratë që bashkëjetojnë në marrëdhënie të dhunshme ka më pak të ngjarë të kalojnë në martesë; kjo do të thotë që marrëdhëniet më të dhunshme ka më tepër të ngjarë që të mbeten marrëdhënie bashkëjetese. Megjithatë, studiesit prezantojnë që luan një rol të rëndësishëm një integrim më i madh i burrave të martuar në komunitet, dhe një investim më i madh i bashkëshortëve tek njeri-tjetri. Burrat e martuar, për shembull, reagojnë më tepër ndaj politikave të tilla si politikat e detyrueshme të arrestimit të projektuara për të dhënë një sinjal të fortë mosaprovimi kundër dhunës familjare.

29. Fëmija që nuk jeton me dy prindërit e vet të martuar ndodhet në një rrezik më të lartë për abuzim me fëmijën.

Fëmijët që jetojnë me nënë beqare, dashnorin e nënës, apo njerkun, ka më tepër të ngjarë të bëhen viktima të abuzimit të fëmijëve. Fëmijët që jetojnë në familje me nënë beqare kanë norma të rritura të vdekjes nga lëndime të qëlimshme. Një tjetër studim kombëtar zbuloi që 7% e fëmijëve që kishin jetuar me një prind të vetëm kishin përjetuar abuzim seksual krahasuar me 4% të fëmijëve që jetonin me të dy prindërit biologjikë, kryesisht për shkak se kishin më tepër kontakt me meshkuj të rritur që nuk kishin lidhje gjaku me ta. Një tjetër kërkim zbuloi që edhe pse dashnorët kontribuonin më pak se 2% në kujdesin joprindëror, ata kryejnë gjysmën e abuzimit të raportuar ndaj fëmijëve nga joprindër. Studiuesi e mbyll duke thënë: “një fëmijë i vogël i lënë vetëm me të dashurin e nënës përjeton rrezik më të madh për abuzim fizik”. Një raport federal i kohëve të fundit mbi keqtrajtimin e fëmijës zbuloi që “fëmijët që jetojnë me dy prindërit e tyre biologjikë kishin normën më të ulët të të gjithë keqtrajtimit (Harm Standard) në 6.8% për 1,000 fëmijë” ndërsa “fëmijët që jetojnë me një prind të vetëm që kishte në shtëpi një partner me të cilin nuk ishte martuar kishte numrin më të lartë të rasteve të keqtrajtimit (Harm Standard) (57.2 për 1,000). Një tjetër studim që fokusohet mbi abuzimin fatal të fëmijëve në Missouri zbuloi që fëmijët parashkollorë kishte 47.6 herë më tepër të ngjarë të vdisnin në një familje ku prindërit bashkëjetojnë krahasur me fëmijët parashkollorë që jetojnë në familje të shëndosha me prindër të martuar.

Njerkët paraqesin gjithashtu rrezik për fëmijët. Si kanë raportuar psikologët Martin Daly dhe Margo Uilson “Të jetuarit me njerkun/njerkën ka rezultuar të jetë parashikuesi më i fuqishëm i abuzimit të rëndë me fëmijët deri tani”. Studimet kanë zbuluar që fëmijët e vegjël në familje me njerk/njerkë ka më tepër se 50 herë më tepër të ngjarë të vritet nga njerku/njerka (zakonisht njerku) sesa nga një prind biologjik. Një studim zbuloi që fëmija parashkollor që jeton me njerkun kishte dyzetë herë më tepër të ngjarë të abuzohej seksualisht sesa një fëmijë parashkollor që jeton me të dy prindërit e vet biologjikë.

30. Ekziston një hendek martesor në rritje mes amerikanëve me shkollë të lartë dhe amerikanëve me arsim më të ulët.

Në vitet 1970, shumica e amerikanëve të rrituar jetonin në një familje të shëndoshë dhe pothuajse nëntë në dhjetë fëmijë lindnin në familje me prindër të martuar. Jo më. Tani, më pak se gjysma e të rriturve martohen dhe pothuajse gjysma e amerikanëve të bardhë kanë shkollë të mesme. Duket qartë që largimi i kombit nga martesa ka ndryshuar thellë natyrën e jetës së të rriturve dhe kontekstin e jetës familjare për  fëmijët.

Por ky largim nga martesa ka goditur me një forcë të caktuar komunitetet minoritare, klasën punëtore dhe të varfërit. Për dallim, drejtimi i martesës mes amerikanëve më të pasur dhe më të arsimuar është stabilizuar mjaft dhe ka marrë një kthesë për mirë. Për shembull, lindja e fëmijëve jashtë martese u rrit më tepër se gjashtëfish nga 5% në  vitin 1982 në 34% në 2006-2008 mes amerikanëve të bardhë me shkollë të mesme. Gjatë së njëjtës periudhë, ajo nuk u rrit aspak për amerikanët me shkollë të lartë, mes të cilëve vetëm 2% e fëmijëve lindën jashtë martese në vitet 1980 dhe vitet 2000. Në mënyrë të ngjashme, gjatë së njëjtës periudhë paqëndrueshmëria familjare u rrit mes amerikanëve të cilët nuk kishin shkollë të lartë por ra mes amerikanëve me shkollë të lartë. Që nga viti 1982, përqindja e fëmijëve katërmbëdhjetëvjeçarë  që jetojnë me të dy prindërit e tyre ka rënë për fëmijë që jetojnë me prindër që nuk kanë arsim të lartë, ndërsa është rritur për fëmijë prindërit e të cilëve kanë arsim të lartë.

Kështu, sot në Shtetet e Bashkuara, ka një hendek në rritje i tillë që të arsimuarit dhe të pasurit po gëzojnë martesa më stabël dhe cilësore dhe më pak të arsimuarit dhe më të varfërit po përjetojnë martesa më pak stabël dhe më pak cilësore. Në të vërtetë, amerikanët e varfër dhe të klasës punëtore, po shkojnë gjithmonë e më larg martesës, duke zgjedhur të bashkohen në bashkëjetesë që shpesh nuk u shërben atyre vetë dhe fëmijëve të tyre në planin afatgjatë.

Hendeku në rritje i martesës është shqetësues për të paktën dy arsye. Ai i lë  të rriturit e varfër dhe të klasës punëtore më të distancuar nga një institucion që historikisht i ka dhënë qëllim, kuptim, përgjegjësi, ndihmë reciproke dhe solidaritet jetës së burrave dhe grave të panumërta.  Dhe ai i lë fëmijët në komunitetet e varfra dhe të klasës punëtore me dy disavantazhe, përderisa fëmijët e këtyre komuniteteve kanë më pak burime socioekonomike dhe më pak familje të shëndosha me prindër të martuar.

Përfundim

Martesa është më tepër se një marrëdhënie private emocionale. Ajo është një e mirë sociale. Kjo nuk do të thotë të pretendojmë që çdo person mund dhe duhet të martohet. Ose që çdo fëmijë i rritur jashtë martese është në rrezik. Martesa nuk është një ilaç universal që do të zgjidhë të gjitha problemet tona sociale.

Por martesa është e rëndësishme. Fëmijët në familjet e shëndosha me prindër të martuar ka më tepër të ngjarë të përparojnë krahasuar me fëmijët në familje me një prind të vetëm apo me njerk/njerkë dhe familjet me prindër që bashkëjetojnë. Komunitetet ku martesat e mira janë të rëndomta kanë rezultate më të mira për fëmijët, gratë dhe burrat sesa komunitetet me shifra të larta divorcesh, lindje fëmijësh jashtë martese, bashkëjetesë dhe martesa të dhunshme apo me konflikt të lartë. Për më tepër, siç e kemi parë, të mirat e një kulture të fortë pro martesës i kalojnë kufijtë e racës, kombësisë dhe shtresës klasore.

Në të vërtetë, nëse bëjmë tonën një pikëpamje për shëndetin publik duke menduar për rezultatet e martesës  mbi të mirën e të gjithëve, mund të shohim që rezultatet e martesës janë – në nivelin social – mjaft të mëdha. Sociologu Paul Amato kohët e fundit vlerësoi rezultatet e rikthimit të normës së martesës për familjet me fëmijë në nivelin që ato ishin në vitin 1980. Ja çfarë zbuloi ai:

Rritja e stabilitetit martesor në nivelin e vitit 1980 shoqërohet me afërsisht të 1.5 më pak milionë fëmijë të përjashtuar nga shkolla, rreth 200000 më pak fëmijë të përfshirë në keqbërie dhe dhunë, ¼ milionë fëmijë më pak që marrin terapi, rreth ¼ milionë më pak duhanpirës, rreth 80,000 fëmijë më pak që mendojnë vetëvrasjen dhe rreth 28,000 fëmijë më pak që tentojnë vetëvrasjen.

Kështu forca institucionale e martesës në shoqërinë tonë ka rezultate të qarta për fëmijët, të rriturit dhe komunitetet në të cilat ata jetojnë.

Nëse bërësit e politikave shqetësohen për çështjet e ndryshme si varfëria, krimi, mirëqenia e fëmijës, rritja e pabarazisë ekonomike, dhe kufijtë fiskalë të mirëqenies bashkëkohore, ata duhet të pranojnë që largimi i kombit nga martesa lidhet ngushtë me të gjitha këto çështje. Për të forcuar martesën nevojiten më tepër fonde për studime që tregojnë udhën drejt politikave të reja publike, për iniciativa komunitare, dhe për fushata publike për të ndihmuar forcimin e martesës veçanërisht në komunitete minoritare dhe me të ardhura të ulëta aq shumë të ndikuara nga largimi prej martesës. Ne na duhet gjithashtu një kërkim bazë i vazhdueshëm shkencor mbi martesën, bashkëjetesën, dhe paqëndrueshmërinë familjare që kontribuon në zhvillimin e strategjive dhe programeve që ndihmojnë forcimin e martesës dhe ngadalësojnë rrotullamen marrëdhëniore që aq shumë të rritur dhe fëmijë e gjejnë veten tani duke ngarë. Ekziston një evidencë premtuese për strategji të suksesshme por të tilla strategji duhet të vazhdojnë të bëhen të ditura nga një kërkim i pandërprerë.

Na duhet t’u përgjigjemi pyetjeve të tilla si këto: cilat janë pasojat afatgjata tek fëmijët nga të rriturit në një familje komplekse dhe gjithmonë e më tepër të paqëndrueshme? Si mund ta parandalojmë lindjen jashtë martese të fëmijëve dhe të zhdukim hendekun martesor? Si mund familjarët, mësuesit e martesës, terapistët dhe politikat publike të ndihmojnë prindërit e varfër dhe të klasës punëtore të pranojnë që bashkëjetesa nuk krahasohet me martesën kur vjen puna për ndërtimin e familjes? Si mund të mobilizohen komunitetet për të promovuar një kulturë miqësore ndaj martesës?  Dhe si mund të bëjmë bashkë ata që punojnë me njerëzit e thjeshtë për forcimin e martesës me kërkuesit dhe zyrtarët publikë me qëllim krijimin e sinergjive të dijeve, praktikave dhe politikave publike?

Nëse martesa nuk është thjesht një preferencë private, por edhe një e mirë publike dhe sociale, qytetarë të interesuar si dhe studiues duhet dhe meritojnë përgjigje për këto pyetje dhe për pyetje të ngjashme.

Vizitoni: Why Marriage Matters, Third Edition

Thirty Conclusions from the Social Sciences