A e dini gjuhën e dashurisë?

posted in: Uncategorized | 0

 Gjuha është një tipar i veçantë i qenieve njerëzore që i lejon ata të komunikojnë midis tyre informacion të ndërlikuar. Megjithatë, që të ndodhë komunikimi, gjuha duhet të jetë e përbashkët për individët që përpiqen të komunikojnë. Kur erdha në … Continued

DASHURIA dhe RESPEKTI

posted in: martesa | 0

10 Mënyra për t’i treguar respekt bashkëshortit tënd 1. Dëgjoje Të të dëgjojnë me të vërtetë është dëshira e çdo zemre njerëzore, dhe gruaja jote nuk përjashtohet nga kjo. Duket e thjeshtë, por duke pasur parasysh shpërqendrimet e shumta rreth … Continued

IMAGJINONI

posted in: Uncategorized | 0

Për një moment imagjinoni botën, ose të paktën Shqipërinë, pa familje të forta. Imagjinoni jetën familjare të paqëndrueshme dhe pa lumturi të shumicës së njerëzve.  Imagjinoni të martuarit që kanë pak dashuri dhe besueshmëri midis tyre, që kalojnë shumicën e kohës duke mbrojtur veten dhe përpiqen të kuptojnë pse bashkëshorti/ja nuk i do më shumë. Imagjinoni fëmijët që jetojnë në shtëpinë që ka konflikt të vazhdueshëm; që nuk kanë siguri për dashurinë e prindërve ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj tyre;  që shqetësohen se prindërit mund të ndahen dhe ata mund të mbesin pa një strehë të sigurt. Imagjinoni shumë fëmijë që janë viktima të abuzimit psikologjik, fizik dhe seksual. Imagjinoni sa e vështirë do të jetë për këta fëmijë, që mbartin shumë plagë nga fëmijëria,  të përmbushin potencialin e tyre të plotë.  E gjithë kjo për të thënë, imagjinoni dështimin e shumë martesave. Disa prej nesh mund t’i kemi përjetuar të tilla gjëra.  Tani për një moment imagjinoni një botë krejt tjetër. Imagjinoni një botë në të cilën shumica e çifteve të martuar janë thellësisht në dashuri dhe shumë të përkushtuar për t’u përkujdesur për njëri – tjetrin, që kanë një ndjesi të plotë besueshmërie, sepse e dinë se veprimet e bashkëshortit/es do të jenë gjithmonë të menduara me kujdes për të mirën e familjes. Imagjinoni botën ku fëmijët që rriten me dashuri e siguri, nxiten nga prindërit që të përmbushin potencialin e tyre të plotë dhe nuk janë të abuzuar. Ndoshta ne nuk mund të ndryshojmë botën, por kemi mundësinë e madhe për të ndryshuar familjen në të cilën jetojmë. Ne kemi shumë mundësi për të ndërtuar llojin e familjes që ëndërrojmë të kemi. Dhe për këtë kemi tre zgjedhje që mund të na çojnë drejt rrugës së suksesit. Së pari, duhet të përkushtohemi përjetë në martesën tonë. Është bërë e modës të mendosh për martesën si një përkushtim i përkohshëm që zgjat për aq kohë sa të dyja palët janë të lumtura. Fatkeqësia e një mendësie të tillë është se nuk na ofron kontekstin e sigurisë në të cilin ndërtojmë lumturinë. Duke u përkushtuar ndaj njërit – tjetrit përjetë, i japim vetes dhe tjetrit mundësinë për të arritur potencialin e plotë në një mjedis me dashuri dhe ndershmëri. Së dyti, duhet të kuptojmë se si çdo gjë tjetër që ia vlen ta kemi në jetë, dashuria kërkon shumë sakrificë dhe punë të palodhur. Nëse dy persona hyjnë në martesë me mendjen se çfarë mund të përfitojnë prej saj, padyshim që do të dështojnë. Nëse dy persona hyjnë në martesë me dashuri dhe me dëshirën për t’i shërbyer njëri-tjetrit, këta kanë mundësi më të mëdha për të patur sukses në të. Së treti, duhet të kultivojmë aftësitë e komunikimit në mënyrë që të ndërtojmë marrëdhënie kuptueshmërie. Pa komunikim të mirë mbesim të huaj për njëri – tjetrin dhe nuk zhvillojmë asnjëherë intimitetin që dëshirojmë. Mungesa e komunikimit të mirë të shpie edhe në konflikt të panevojshëm. Hapi i parë për komunikimin e mirë është dëshira e sinqertë për të dëgjuar dhe kuptuar atë që po thotë personi tjetër. Pastaj me durim të punojmë për të artikuluar qartë ndjenjat dhe idetë tona. Duhet të shmangim përdorimin e fjalëve shkatërruese, madje edhe në kohë konflikti. Këto tre hapa kërkojnë një përkushtim të madh dhe vetësakrificim, por ato na ofrojnë mundësinë për marrëdhënie të ngushtë e të pasur për të cilën ëndërrojmë.

Të mirat e martesës

posted in: martesa | 0

Përgjatë historisë së qy­tetërimit njerëzor, martesa është parë të jetë shumë e dobishme si për individin, ashtu edhe për shoqërinë. Në dekadat e fundit kjo bindje është vënë në dyy­shim, gjë që ka shkaktuar përqindje të larta të divorcit si dhe të bashkëjetesës. Bazuar në përvojën e … Continued

1 2 3