Juliana Pasha dhe Altin Llakaj: MARTESA NJË FRYMËMARRJE E VETME!

posted in: Uncategorized | 0

MARTESA NJË FRYMËMARRJE E VETME!


Juliana Pasha dhe   Altin Llakaj:

Juliana dhe Altini janë një çift që i ka lidhur muzika dhe pasioni për artin; Altini, një kitarist i talentuar dhe Juliana, një këngëtare shumë e njohur e skenave shqiptare, që me zërin e saj brilant dhe të fuqishëm, i fal shumë emocion publikut.

 

Është pikërisht talenti i tyre, që ndezi shkëndijën e parë të dashurisë midis Julianës dhe Altinit, të cilët do të nisnin rrugëtimin e tyre së bashku në martesë, 7 vite më parë.

 

Nuk është e vështirë të kuptosh se ata janë gjithmonë bashkë, si në jetë ashtu edhe në skenë; mjafton të ndjekësh performancat e tyre. Kjo ka bërë që martesa e tyre të jetë edhe më e veçantë, edhe më e bukur.

 

Në kuadër të “Javës së Martesës”, ata nuk ngurrojnë të ndajnë me ne disa momente nga martesa e                                                                              tyre, duke dashur në këtë mënyrë, të jenë bekim dhe inkurajim për martesat në

Shqipëri.

Altin dhe Juliana, si jeni njohur bashkë?

Juliana: Jemi njohur me njëri-tjetrin në skenën e parë të muzikës “live” në Tiranë, ku unë isha në hapat

e mia të para. Jemi dashuruar që në momentin e parë me njëri-tjetrin. Unë e dashurova Altinin sapo dëgjova tingujt e mrekullueshëm që ai luante në kitarë.

 

Altini: Unë u dashurova me Julin, që në momentin e parë që e dëgjova të këndonte. Zëri i saj më bëri për vete.

 

Juliana, çfarë cilësish ju tërhoqën tek Altini?

 

Altini është një njeri i drejtë, i mençur dhe i matur në vendimet që merr, dhe unë gjithmonë e kam admiruar për këto cilësi të veçanta që ka. Pikërisht kjo gjë më ka tërhequr më shumë tek ai.

 

Çfarë keni mësuar nga njëritjetri?

Më shumë sesa kemi mësuar nga njëri-tjetri, kemi mësuar se gjithçka në jetën tonë familjare duhet të mbështetet tek besimi te Perëndia.

 

Altin, çfarë bëni ju për të kaluar një kohë të mirë së bashku?

Meqenëse kemi të njëjtin pasion për muzikën, shpesh herë mblidhemi së bashku në studion tonë muzikore dhe luajmë muzikën që na pëlqen.

 

Si e përballoni konfliktin në martesë?

Çfarë ju ka ndihmuar juve?

Jeta nuk është e lehtë, ka vështirësitë e saj dhe kur gjendesh përballë tyre ka vetëm një rrugë që të ndihmon t’i kalosh. Prania e Perëndisë në jetën tonë na ka ndihmuar të kalojmë vështirësitë dhe ta njohim më mirë njëri-tjetrin. Asgjë nuk do të mund ta realizonim nëse do të mbështeteshim vetëm në forcat tona.

 

Juliana, cila është gjëja më e mirë e të qenët e martuar?

Ëndrra ime që kur isha vajzë e vogël ishte si do ta krijoja familjen time. Kur e krijova kuptova se mora bekimin më të madh nga Zoti. “Të qenët një” besoj se është gjëja më e rëndësishme dhe më e mirë në martesën tonë.

 

Çfarë këshille do t’u jepnit çifteve që janë duke shkuar drejt divorcit?

Të humbasësh familjen është njësoj si të humbasësh të gjitha bekimet që Perëndia ka menduar për ty.

Është njësoj sikur të marrësh rrugën e gabuar që nuk të çon askund. Lutemi që njerëzit ta kuptojnë rëndësinë e familjes më shumë se kurrë në ditët e sotme.

 

Çfarë këshillash keni për njerëzit që po bëhen gati te martohen?

Martesa është si një shtëpi e re në ndërtim e sipër. Çdo tullë që vendos në vendin e duhur e ngre shtëpinë më lart dhe më shpejt. Është vendi ku gjen qetësinë dhe dashurinë, lumturinë dhe gëzimin. Ndonjëherë ka dhe trishtimin por asnjëherë nuk mungon vendi ku ti mbështet kokën dhe gjen ngrohtësi. Kur i bashkohen fëmijët është vendi ku nuk mungojnë përgjegjësitë. Është vendi ku Perëndia qëndron mbi krye dhe drejton çdo ditë. Është një frymëmarrje e vetme.


 Cili është sekreti që jeni akoma bashkë dhe të lumtur?

Të dy njëzëri mund të themi që jemi një trekëndësh që ditën që jemi martuar: Perëndia, Altini dhe Juli.