Zbuloni gjuhën tuaj të dashurisë

posted in: martesa | 0

Po sikur të thoje dhe bëje gjënë e duhur, që padyshim do ta bënte atë person të veçantë të ndi­
hej i/e dashur? Sekreti është të mësosh gjuhën e duhur të dashurisë. Miliona çifte kanë mësuar
mënyrën e thjeshtë të shprehjes së ndjenjave të tyre dhe e kanë rikthyer gëzimin në marrëdhënien
e tyre. Cila nga këto gjuhë dashurie të përshtatet? Cila përshkruan më mirë bashkëshortin/ten
tuaj? Flisni për të së bashku dhe zbuloni çelsin për një martesë të dashur dhe të gjatë.

Veprat jo gjithmonë flasin më shumë se fjalët. Nëse kjo është gjuha juaj e dashurisë,
komplimentat e drejtpërdrejtë janë kuptimplotë për ju. Të dëgjoni fjalët “të dua” është
e rëndësishme, të dëgjoni arsyet pas asaj dashurie të çon në qiell të shtatë. Ofendi­
met mund të shkatërrojnë dhe nuk harrohen shpejt.

Për ju që flisni gjuhën e dashurisë përmes Kohës Cilësore, shprehja “të dua” nuk
shpreh asgjë në krahasim me vëmendjen e pandërprerë; të jesh plotësisht i prani­
shëm (me TV e fikur, lënien mënjanë të punëve apo enëve, etj.) Për këtë lloj personi
kjo është e rëndësishme. E bën personin tjetër të ndihet vërtet i/e veçantë dhe i/e
dashur. Shpërqendrimet, takimet romantike të shtyra, ose dështimet për të dëgjuar,
mund të jenë lënduese.

Mos e ngatërroni këtë gjuhë dashurie me materializmin; marrësi i dhuratave gëzon
në dashurinë, mendimin dhe punën përpara dhuratës. Nëse flisni këtë gjuhë dashurie,
dhurata e përsosur ose veprimi tregon që je person shumë i afërt për dikë, për të cilin
kujdesen, dhe e vlerësojnë mbi çdo gjë që ishte sakrifikuar për të sjellë këtë dhuratë
tek ai person. Një datëlindje, përvjetor martese i humbur, një dhuratë e nxituar dhe e
pamenduar mirë dhe mungesa e veprimeve të përditshme mund të jetë shkatërruese.

A mund të jetë fshirja me fshesën e korentit shprehje e dashurisë? Padyshim! Çdo
gjë që bën për të lehtësuar barrën e përgjegjësisë mbi një person, i cili ka si gjuhë
dashurie “Veprat e Shërbimit”, tregon shumë. Fjalët që ai/ajo dëshiron të dëgjojë më
shumë janë: “Më lër ta bëj atë për ty”. Dembelizmi, premtimet e thyera, dhe shkakti­
mi i më shumë pune për ta, u tregon atyre që flasin këtë gjuhë dashurie se ndjenjat
e tyre nuk kanë rëndësi.

Kjo gjuhë nuk është vetëm për dhomën e gjumit. Një person që ka si gjuhë parësore
prekjen fizike, është padyshim shumë prekës. Përqafimet, përkëdheljet në kurriz, kapja
për dore, dhe prekje të menduara në krahë, shpatulla apo fytyrë mund të jenë mënyra
për të treguar gëzim, shqetësim, kujdes dhe dashuri. Prania fizike dhe afrueshmëria
janë shumë të rëndësishme, ndërsa neglizhenca dhe abuzimi mund të jenë të pa­
falshme dhe shkatërruese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *