Të mirat e martesës

posted in: martesa | 0

Përgjatë historisë së qy­tetërimit njerëzor, martesa është parë të jetë shumë e dobishme si për individin, ashtu edhe për shoqërinë.
Në dekadat e fundit kjo bindje është vënë në dyy­shim, gjë që ka shkaktuar përqindje të larta të divorcit si dhe të bashkëjetesës.
Bazuar në përvojën e këty­re dekadave, tashmë është e mundur të forrmojmë një opinion objektiv në lidhje me vlerën e martesës,
duke krahasuar rezultatet e jetës së atyy­reve që zgjodhën martesën me ata që zgjodhën marrëveshje të tjeera.
Prova është e qartë se martesa rrit shumë cilësinë e jetës si për të rriturit edhe për fëmijët dhe sjell mjaft përfitime në shoqëri.
1. Kërkimet tregojnë se njerëzit e martuar janë më të lumtur.

Më shumë se 67% e njerëzve të martuar thonë se janë shumë më të lumtur, sesa njerëzit që janë të pamartuar ose që bashkëjetojnë.

2. Martesa përmirëson në mënyrë të ndjeshme situatën ekonomike të njerëzve.
Mesatarisht pasuria neto e çifteve të martuara është rreth 10 herë më e madhe se ajo e çifteve që bashkëjetojnë ose e prindërve të ndarë.

3. Martesa përmirëson shëndetin si të prindërve, ashtu edhe të fëmijëve.

4. Të martuarit jetojnë më gjatë.
Njerëzit e pamartuar në krahasim me të martuarit, kanë shkallë më të lartë të vdekshmërisë: rreth 50 % më e lartë te gratë dhe 250 % më e lartë te burrat.

5. Fëmijët gëzojnë më shumë stabilitetin e familjes, kur lindin në një familje të martuar.
Për 50% të fëmijëve që lindin nga prindër që bashkëjetojnë, nëna ndahet me babain e ty­re para se këta fëmijë të mbushin 3 vjeç, ndërsa ky­ fenomen ndodh vetëm për 13% të fëmijëve që linden prej prindërve të martuar.
6. Fëmijët e familjeve ku martesa është e padëmtuar kanë mundësi më të mëdha për të krijuar martesa të suksesshme.
Divorci i prindërve rrit të paktën 50% shanset që edhe fëmijët e ty­re të divorcohen kur të rriten.

7. Fëmijët që rriten në familje ku martesa është e padëmtuar, arrijnë nivele më të larta edukimi.
8. Anëtarë të familjeve ku martesa nuk është dëmtuar, kanë më pak gjasa të kryejnë krime ose të jenë viktima të krimit.

Djemtë e rritur në familje me një prind, janë dyy­ herë më shumë të prirur për të kryy­er një krim, që të çon në burg para se të arrijnë të tridhjetat.


9. Gratë kanë më pak gjasa të përjetojnë dhunë fizike në martesë, sesa në një marrëëdhënie bashkëjetese.
Të gjitha këto të dhëna, të bazuara në pesë dekadat e kaluara të eksperimentimit, na shpien në përfundimin se martesa ofron strukturën më të mirë për familjen dhe për një shoqëri të qëndrueshme dhe produktive. Kjo nuk duhet të na habisë, pasi Perëndia që krijoi qeniet njerëzore themeloi edhe martesën.

Të gjitha deklaratat e bëra në këtë artikull janë bazuar në kërkime të shumta shkencore.

Për më tepër, lexoni: Pse Është e Rëndësishme Martesa?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *